Qëndrim Thaçi prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX”

Diaspora

Qëndrim Thaçi prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX”

Më: 26 janar 2024 Në ora: 14:03
Qëndrim Thaçi duke prezantuar në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX”

Vetura e parë shqiptare u shfaq dje në një ngjarje ekskluzive paraprake të mbajtur në ekspozitën TREDITECH, me seli në Torino, Itali.

Supervetura e re Illyrian Pure Sport ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi.

Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë.

Illyrian TSX nga Arrera, po konsiderohet automjeti i parë shqiptar i realizuar nga Qëndrim Thaçi.

Ky i fundit, themelues i Arrera Automobili, është gati që ta promovojë projektin madhor në mbarë globin.

Illyrian Pure Sport do të jetë automobili i parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.

Kjo veturë pritet të jetë një rivale e fortë të Lamborghini Aventador apo Ferrari 812 Superfast.

Ndryshe, automobili ngjan edhe me Porsche 9RE, por me disa pjesë dhe nga markat italiane.

Image
Qëndrim Thaçi duke prezantuar në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX”
Image
Qëndrim Thaçi duke prezantuar në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX”

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat