Telegram ngushllimi

Diaspora

Telegram ngushllimi

Më: 28 janar 2024 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj: Miku tonë, bashkëpunëtorit, organziatorit të devotshëm të shumë spektakleve kulturore e sportive në mërgatë e vendlindje Agim Spahiu, andaj na lejoni që në emër të Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni”, anëtarëve të kësaj Qendre, miqëve të Qendres dhe Festivalit të XIII Nderkombëtar të Poezisë ”Softa Poetike Borås 2024” të ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

E thërrisnim ndër miqësh, bashkuesi i shoqatave shqiptare. I dashuruar pas punës dhe aktiviteve, i gjendur në cdo vend dhe ku e donte puna. Agim Spahiu, një organizator i dalluar, gjithnjë i qeshur, me qëllime të mira në jetë ndaj të tjerëve, shqiptarëve, grave të shtypura, njerëzve të varfër,emigrantëve shqiptar këtu në veriun e largët.

E donte jetën më shumë se shumëkush.

Qëndroi i fortë deri ditët e fundit, ndonëse e dinte se nuk i kishin mbetur shumë ditë për të jetuar.

Respekt për familjen: të shoqën, fëmijët që i shërbyen gjatë sëmundjes.

Përveç familjes la pas plot të bëma të mira si dhe shumë miq, shumë adhurues të tij, të vepres dhe punës së tij".

Në kujtesën tonë mbeten batutat e shumta në takimet tona ku ishte pjesëmmarrës i të gjitha Festivaleve tona dhe aktiviteve kulturore, sportive e letrare.

Nuk mungonte në asnjë aktivitet që mbahej rreth shqiptarëve në Suedi por edhe ne ato që organizoheshin në, vendlindje.

Vdekja e tij e hershme është një humbje jo vetëm për familjen por edhe për shoqerinë shqiptare në mergatë, për kulturën, traditën, për pozinë, për shkollën dhe edhe për ne si shoqatë andaj ju lutemi të pranoni ngushllimet tona më të sinqerta.

Pusho në amshim miku ynë i nderuar!

Me respekt për familjen, farefisin dhe miqt e tij,

Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” Borås

Borås, 2024-01-27

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat