Policia italiane godet bandën shqiptaro-rumune, sekuestrohen mbi 100 kg drogë dhe mbi 600 mijë euro

Diaspora

Policia italiane godet bandën shqiptaro-rumune, sekuestrohen mbi 100 kg drogë dhe mbi 600 mijë euro

Më: 30 janar 2024 Në ora: 16:55
Policia

Policia italiane ka zhvilluar një aksion kundër një bande shqiptaro-rumune të trafikut të drogës.

Si rezultat u sekuestruan mbi 5 kilogram kokainë, 100 kilogram marihuanë dhe hashash, 676 mijë euro kesh, 2 pistoleta dhe mbi 500 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Gjithashtu u lëshuan pesë urdhër-arreste, nga të cilat 2 në arrest në burg dhe 3 arrest shtëpie.

Kokaina dërgohej nga Amerika e Jugut dhe nga Shqipëria, ndërsa pastaj trafikohej në Itali përmes rrugëve tokësore nga Firence dhe Prato.

Droga mbahej në shtëpi, në garazhe të marra me qira dhe në automjete të braktisura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat