Me 400 mijë euro drogë në banesë, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë në Itali

Diaspora

Me 400 mijë euro drogë në banesë, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë në Itali

Më: 31 janar 2024 Në ora: 10:31
Policia italiane

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane, pasi në banesë iu gjetën 4 kilogramë kokainë, 1.5 kilogramë marihuanë dhe 20 mijë euro.

Shqiptarët e moshës 22 dhe 28 vjeç, të dy pa precedentë penalë, u arrestuan të martën nga Skuadra e Antidrogës së Bolonjës.

Policia italiane bën me dije se “agjentët e Seksionit Kundër Krimit” po i mbanin nën vëzhgim dy të rinjtë prej disa ditësh.

Agjentët vunë re se të rinjtë kryenin hyrje-dalje të dyshimta në një apartament në rrugën “Della Pietra”.

Mëngjesin e të martës u pa një djalë që të hynte në banesë dhe më pas të largohej me autobus. Më pas në orën 14:00, një i ri tjetër shqiptar u pa duke hyrë në shtëpi, i cili doli vetëm pas disa minutash dhe në mënyrë të të dyshimtë hipi në një makinë”. Kur oficerët vendosën ta kontrollonin ai goditi policët dhe u largua.

Pas një ndjekjeje që zgjati disa kilometra, i riu u pa duke hedhur nga dritarja drogë dhe disa çelsa, përpara se të arrestohej.

Ndërkohë pranë shtëpisë ekipi tjetër i policisë pa që djali i cili ishte në banesë në mengjes ishte rikthyer. Ai u arrestua në flagrancë ndërkohë që në banesë u sekuestruan 5.5 kilogramë drogë, e cila nëse do të shitej me pakicë do të kapte vlerën e mbi 400 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat