Vrau e murosi Siborën, flet i dashuri: E hoqi qafe mafia shqiptare, kishte borxhe

Diaspora

Vrau e murosi Siborën, flet i dashuri: E hoqi qafe mafia shqiptare, kishte borxhe

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 16:53
Sibora Gagani, Marco Gaio Romeo

Qershorin e kaluar, Policia Kombëtare spanjolle gjeti trupin e Sibora Gaganit. Një vajzë 22-vjeçare italo-shqiptare e raportuar e zhdukur që prej 14 korrikut 2014.

Trupi i shqiptares u gjet i murosur në një banesë në qytetin e Torremolinos në jug të gadishullit Iberik.

Në lidhje me ngjarjen u arrestua ish-i dashuri i 22-vjeçares Marco Gaio Romeo me origjinë italine.

Burri i cili aktualisht është 45 vjeç – rezulton një person i përfshirë dhe në incidente të tjera të dhunës ndaj grave në të kaluarën.

Ai u arrestua për vrasjen me thikë të të dashurës mëe të cilën kishte 1 fëmijë më 17 maj 2023.

Pas arrestimit për vrasjen e Paula Martín, 28 vjeç, në të njëjtin qytet në Malaga, Marco u tha agjentëve se ai e dinte  ku ndodhej trupi i Sibora Gaganit.

Edhe pse më vonë nuk e konfirmoi atë para gjykatësit – ai fillimisht deklaroi se e kishte vrarë dhe e kishte murosur ish-të dashurën në shtëpinë në El Calvario. Kështu hetuesit punuan shumë derisa gjetën trupin e gruas, e cila ndodhej brenda një kutie e murrosur brenda murit prapa shtëpisë. Mbi kuti ishte një thikë me gjak të tharë dhe një buqetë me lule.

Italiani, i cili ndodhet në burg, i akuzuar për vrasjen e dy grave, doli këtë javë para kreut të Gjykatës Hetimore të Torremolinos.

Objektivi ishte që t’i tregonte të gjithë të vërtetën e fakteve gjyqtarit, një vendim që ai tha se e kishte marrë pasi të kishte përjetuar në burg “një afrim shumë të fortë me Zotin”. Kjo tregohet në një letër me shkrim dore prej 17 faqesh që ai i ka dërguar gjykatës më datë 1 janar 2024, në të cilën ai gjithashtu pretendon se është “i penduar se ka dhënë deklarata të rreme”.

Në dëshminë e tij të fundit, Marco tha se nuk e vrau ai Siborën por mafia shqiptare.

Përpara gjykatës, ai tha se ajo kishte marrë 25 mijë euro borxh nga bashkëkombasit e saj shqiptarë për të ngritur një biznes, por paratë iu vodhën nga disa kolumbianë. Sipas në kushtet kur s’kishte mundësi të paguante borxhin ajo u ekzekutua nga 4 pjesëtarët të mafias shqipare të cilët e detyruan atë të muroste trupin.

Por dëshmia e tij ka mospërputhje të shumta duke bërë që të ketë dyshime se është e sajuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat