Del fotoja, ky është shqiptari i plagosur në Greqi

Diaspora

Del fotoja, ky është shqiptari i plagosur në Greqi

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 09:03
Renis Fejzolli

Renis Fejzolli i cili është qëlluar me armë zjarri në zonën e Votanikos në Athinë është nga fshati Barç, vetëm pak kilometra larg nga qyteti i Korçës.

Sipas policisë greke në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja të kalibrit 9mm.

Burime të siguruara bëjnë me dije se korçari Renis Fejzolli në vitin 2019 ka qënë i arrestuar për trafik të lëndëve narkotike nga helenët.

Autorët kanë qenë në një mjet dhe kanë qëlluar në lëvizje Fejzollin, duke e lënë të plagosur rëndë.

Pista kryesore që polica greke ka përqendruar hetimin është ajo e pazareve të lëndëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat