Haradinaj merr pjesë në pritjen me liderit e diasporës në Nju Jork

Diaspora

Haradinaj merr pjesë në pritjen me liderit e diasporës në Nju Jork

Nga: Beqir Sina Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 20:34
Pamje nga takimi

Ish - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së, gjatë vizitës zyrtare në ShBA, ka marrë pjesë si ftuar nderi në "Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve". 

Ndërsa, gjatë qëndrimit disa ditor në Washington ai ka zhvilluar vizita dhe takime në Pentagon dhe Departamentin e Shtetit, takime miqësore me senator dhe kongrsist miq të dëshmuar të shqiptarve.

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj,  ka qenë  i shoqëruar nga Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

"Ndjenjë e veçantë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku për vite me radhë kam rastin të takoj miq amerikanë e miq të tjerë nga më shumë se 127 vende të botës me të cilët ndamë pikëpamjet tona për aktualitetin politik si dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjërë. " shkruajti ai në statusin zyrtar të tij në Facebook.

Jemi në rresht me Amerikën, si aleati ynë i përjetshëm në të gjitha aspektet globale, si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë. 

Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. , tha Haradinaj

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj bëri të ditur se mbrëm në Nju Jork, ai dhe  Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në pritjen e ngrohtë  të organizuar nga veprimtari i dëshmuar i çështjes kombëtare Rustem Geci, për nder të Ish - Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, liderit të AAK-së, vizitën në SHBA.

Postimi i plotë i tij:

Në fund të vizitës në Amerikë, Baca Rrustë na bashkoi për darkë me shumë vëllezër shqiptarë që ishin shtyllë e madhe e kauzës sonë kombëtare për gjysmë shekulli në SHBA.

Për të gjithë ne, komuniteti shqiptaro-amerikan kanë qenë bartësit dhe shtytësit kryesor të kauzave për të drejtën shqiptare. U ndjeva mirë pranë tyre, teksa zhvilluam një diskutim të sinqertë dhe të hapur për zhvillimet në Kosovë dhe për çështjet me interes kombëtar.

Xhim Xhema, Rrustem Gecaj, Harry Bajraktari, Elmi Berisha, Mark Gjonaj, Martin Shkreli, Gani Shehu dhe gjithë vëllezërit e tjerë që ishin prezent, kanë dhënë kontribut të pamohueshëm në aspiratën tonë për liri, pavarësi e forcim të shtetësisë, duke shërbyer si shembull i shkëlqyer se si punohet për kombin nga çdo cep i botës.

I kërkova që në rrethanat e tanishme nëpër të cilat po kalon Kosova, të angazhohen edhe më shumë që të jetësojmë dialogun strategjik me Amerikën dhe mbi të gjitha anëtarësimim e Kosovës në NATO. Ndërsa e falënderova Ambasadorin e Shqipërisë në OKB, z. Ferid Hoxha për punën e tij të jashtëzakonshme.

Ju thashë me bindje të plotë se angazhimi i tyre për çështjen kombëtare do të vlerësohet ndër breza dhe se kontributi i tyre është dhe do të mbetet pjesë e historisë sonë.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat