Shkak dyshohet tradhtia e burrit/ Shqiptarja i jep fund jetës në Greqi, gjendet e vetëvarur në Pirgos

Diaspora

Shkak dyshohet tradhtia e burrit/ Shqiptarja i jep fund jetës në Greqi, gjendet e vetëvarur në Pirgos

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 23:27
Fatbardha Pali me burrin e saj

Një ngjarje e rëndë tronditi këtë të premte Greqinë pasi 47-vjecarja shqiptare Fatbardha Pali u gjet e vetëvarur në qytetin Pirgos. Viktima kishte marrë vendimin për t’i dhënë fund jetës për shkak të problemeve familjare, dhunës psikologjike që ishte ushtruar ndaj saj dhe tradhtisë së bashkëshortit.

47-vjecarja u gjet e vetëvarur nga kalimtarët disa metra larg spitalit të Prigosit, të cilët njoftuan policinë.

Fatbardha Pali ishte nënë e një djali dhe nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ajo i kërkon falje atij që u detyrua ta linte jetim. 47-vjeçarja shkruan ndër të tjera në llogarinë e saj se i ka lënë djalit të saj 500 euro në xhepin e xhupit .

 “Turp të keni e mos e bëfshi piken e hajrit sa të jeni gjallë ma latë çunin jetim ma bëj hallall o bir. Të ka lënë mami 500 euro te dollapi te xhupi blu”

Në statusin e saj viktima Fatbardha Pali 47 vjeçe iu kërkon falje edhe familjarëve të saj për vendim që kishte marrë për t’i dhënë fund jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat