Grabiti me armë një degë pensionesh në Greqi, vihet në pranga shqiptari

Diaspora

Grabiti me armë një degë pensionesh në Greqi, vihet në pranga shqiptari

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 09:15
Vjedhja u regjistrua më 27 korrik të viti 2023.

Një 46-vjeçar me origjinë shqiptare është vënë në pranga nga autoritet greke pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë vjedhur një bankë. Vjedhja u regjistrua më 27 korrik të viti 2023.

Shqiptari në bashkëpunim me dy persona të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim kanë vjedhur 135 mijë euro në një institucion që shpërndaheshin pensionet.

Vjedhja u regjistrua në orën 7:15 të mëngjesit ku ata thyen xhamin e hyrjes dhe vodhën paratë në degë.

Ata ishin të veshur me kapuç dhe me kërcënimin me kallashnikov kanë detyruar një prej punonjësve të hapë kasafortën dhe nga brenda kanë rrëmbyer rreth 135 mijë euro. Më pas ata dolën në rrugën ku po priste grabitësi i tretë dhe hipën në një automjet të vjedhur që kishin lënë jashtë dhe u larguan.  Ndaj 46-vjeçarit është ngritur një çështje penale për organizim kriminal, grabitje, shkelje të legjislacionit për armët dhe vjedhje të një mjeti. Për këto vepra akuzohen edhe dy bashkëpunëtorët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat