Policia belge kontrolle në banesa, sekuestron 60 kg kokainë në lëngje frutash; arrestohen 9 shqiptarë

Diaspora

Policia belge kontrolle në banesa, sekuestron 60 kg kokainë në lëngje frutash; arrestohen 9 shqiptarë

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 08:21
9 shqiptarë u arrestuan si pjesë e një rrjeti të gjerë të trafikut të drogës.

Policia belge ka zhvilluar dje një aksion kundër trafikut të drogës duke kryer kontrolle në banesa me mbështetjen e Drejtorisë së Njësive Speciale, në rrethin e Brukselit, Wemmel dhe Keerbergen.

9 shqiptarë u arrestuan si pjesë e një rrjeti të gjerë të trafikut të drogës. Në vitin 2022, PJF e Brukselit u informua për veprime të dyshimta në lidhje me blerjen dhe dërgimin e produkteve që mund të përdoreshin për laboratorët e nxjerrjes së kokainës. Nga hetimet u bë e mundur vëzhgimi i shkëmbimeve të çantave që kishin blloqe kokaine. Ky grup kriminal ka të bëjë kryesisht me shtetasit shqiptarë. Një nga të dyshuarit e identifikuar tashmë ishte i njohur për rolin e tij në laboratorët e drogës. Disa protagonistë u përfshinë edhe në plantacionet e kanabisit.

Gjatë hetimit, bashkëpunimi ndërkombëtar i mundësoi Policisë Gjyqësore Federale të Halle-Vilvoorde të sekuestronte një sasi lëng frutash të ngrirë me 60 kg kokainë të përzier me të. Kjo dërgesë ishte menduar për të njëjtën organizatë kriminale. Deshifrimi i disa mjeteve të komunikimit konfirmoi përfshirjen e protagonistëve në këto aktivitete.

Ndërhyrja e sotme rezultoi me 9 të arrestuar. Njëri prej të dyshuarve tashmë është raportuar se është kërkuar në kuadrin e dosjes “ENCRO” në Bruksel, por edhe në kuadër të një dosjeje britanike për një atentat. Në momentin e kapjes, ai mbante me vete një dokument identiteti italian që dyshohet se është marrë nëpërmjet mashtrimit. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin shqiptar Daniel K., i cili është një nga 128 të dyshuarit që aktualisht po gjykohet para gjykatës penale të Brukselit, në gjyqin më të madh të drogës të mbajtur ndonjëherë në Belgjikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat