Dy burrat e Llapit në mërgatën shqiptare në Çikago, vdiqën duke u kthyer nga demonstrata e Nju Jorkut

Diaspora

Dy burrat e Llapit në mërgatën shqiptare në Çikago, vdiqën duke u kthyer nga demonstrata e Nju Jorkut

Nga: Skënder Karaçica Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 21:01
Skënder Karaçica

Tek të gjithë popujt ka pasur zhvendosje,mërgim,diasporë, por te ballkanasit ajo ka qenë veçanërisht tronditëse, thoshte shkrimtari Ismail Kadare. Dhe,nuk është e rastit që këngët më të mallëngjyeshme për mërgimin,ato që kanë hyrë në historinë e poezisë si ,,këngët e kurbetit,,janë krijuar prej mërgimtarëve shqiptarë të hapësirës etnike në Ballkan.

Rreth një shekull e gjysëm më parë,për fjalën ,,diasporë,,e cila do të thotë ,,shpërndarje,,,poeti arbëresh Jeronim de Rada,pati përdorur në shqip fjalët.,,gjaku i shprishur,,!Po në ketë udhëtim jete,poeti ynë tregoi se ishte vetë bir  i diasporës dhe i dhimbjes kombëtare shqiptare të kohës.

Populli shqiptar dhe pjesa më e dhimbshme e robëruar,e kolonizuar e shtypur deri në shkallë të gjenocidit të Kosovës nga regjimet ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë,mori fund në vitin 1999 dhe,tërë kjo katrahurë u ndal ora e vdekjes kolektzive shqiptare përmes intervenimit të faktorit ndërkombëtar në krye me SHBA dhe të forcës ushtarke të NATO-s.

Vendosja e atdhedashësve shqiptarë në Amerikë ua forcoi bindjet e tyre kombëtare  në frymën e konventave të aprovuara në organizatat ndërkombëtare në frymën e të drejtave universale të lirive dhe të drejtave të njeriut,për të vazhduar aktivitetin e nduarnduart për afirmimin dhe sensibilizimin e çështjes shqiptare në Ballkan me programin e motit të madh për Kosovën e lirë.

Tërë veprimtaria politike dhe kombëtare për këto vite gati një shekull në Çikago me rrethinë,organizatat e njohura të mërgatës shqiptare:Balli Kombëtar,Komiteti ,,Shqipëria e Lirë,, dhe Lidhja Kosovare,ishin në ballë të kërkesës para administratës amerikane në Washington për çështjen e pazhgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan .

Në dritëne këtij aktiviteti kombëtar,në Çikago ishin të njohura zëri i fuqishëm i protestave dhe të demonstratave të mëgatës shqiptare dhe me një zë:Liri dhe Pavarësi për Kosovën!Veprimtaria e mërgatës shqiptare në Amerikë tashmë ka hyrë në analet e historisë më të re dhe në mëynrë faktografike e ka shpalosur orën e madhe të historisë për sakrificën e tyre në mërgim në hapësirën e shtetit të lirë e demokratik të Amerikës.

Në analet e historisë dhe në kronikat e kohës,thuhet se në Çikago ndër vite ishte një organizim i madh kombëtar për Kosovën dhe,në dritën e kësaj pati aktivitet të nduarndurt,

ku duhet të përmendim veprimtarinë e grave shqiptaro-amerikane,ato për djelmeninë e luftës (UÇK-n)i hoqën stolitë prej ari nga trupi dhe i vendosën në tovilinë që të bëhen valutë për pushkët e lirisë së Kosovës.

Në Çikago në zërin protestues ishtje thirrja drejtuar administratës amerikane në Washington gjatë viteve të 80-90-ta të shekullit të kaluar për të shpetuar shqiptarët dhe Kosovën nga regjimi i Serbisë pushtuese dhe sidomos nga regjimi antishqiptar e shfarosës i S.Millosheviq dhe aparati i tij ushtarko-policor.

Analet dhe kronikat historike në vegjile të Ditës së Pavarësisë së Kosovës,na çojnë në demontratat në Çikago,Nju Jork dhe Washington të mërgatës shqiptare në Amerikë,ku,në rreshtat e zërit  protestues ishin dy burrat e Llapit (axhë e nip)Rrustem dhe Xhavit Hasani nga fshati Livadicë të komunës së Podujevës.Ata në vitin 1980 duke u kthyer nga demontrata e mërgatës shqiptare në Nju Jork,në hyrje të shtetit të Ilinoisit(Çikago),vdiqën në një aksident komunikacioni pa e parë të lirë Kosovën dhe ëndrrën shqiptare shekullore!

Për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës,i propozojmë kuvendit të komunës së Padujevës dhe krahinës shqiptare të Llapit,që në nderim të veprimtarisë kombëtare të dy burrave të Llapit,veprimtarë në Çikago,ndonjëra nga rrugët apo sheshet e qytetit të Padujevës të pagëzohet me emrin e dy veprimtarëve llapjanë,Rrustem dhe Xhavit Hasani!

Çikago,më 10 shkurt 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat