Punonte si DJ dhe shpërndante drogën në lokale, arrestohet shqiptari në Greqi

Diaspora

Punonte si DJ dhe shpërndante drogën në lokale, arrestohet shqiptari në Greqi

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Policia greke ka arrestuar shtetasin shqiptar M. G. 29-vjeç, pasi sipas Departamentit të Antidrogës së Athinës, ai kap në flagrancë duke transportuar dy pako me 25 kilogramë marijuanë.

Mësohet se ai kishte tërhequr pranë kompanisë “Fedex” pakot të mbërritura me emrin e Joanis Paraskeopulos, kartë identiteti greke false.

I dyshuari e kryente këtë aktivitet për disa muaj beson policia dhe ka mundur të shmangë kontrollet doganore në disa raste.

Shqiptari ka lindur në Athinë dhe punonte edhe si DJ në lokale të ndryshme të Athinës. Ai e shpërndante drogën në lokalet që punonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat