Tentoi t’i largohej postbllokut dhe lëndoi një polic, arrestohet shqiptari i kërkuar në Barcelonë

Diaspora

Tentoi t’i largohej postbllokut dhe lëndoi një polic, arrestohet shqiptari i kërkuar në Barcelonë

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 18:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person sheh një pikë kontrolli policie në Sitges të Barcelonës në Spanjë, del me vrap nga makina dhe përpiqet të fshihet në një pyll aty pranë për të shmangur arrestimin.

Megjithatë, ai nuk ia doli dhe përpjekjet e tij për të zbritur një përrua dhe për të arritur në një zonë që ishte e vështirë për t’u aksesuar nuk funksionuan.

I arratisuri, 40 vjeç dhe me kombësi shqiptare, u arrestua përfundimisht nga Garda Civile spanjolle, pasi u arratis nga agjentët në autostradën C-31, pranë kësaj komune të Barcelonës. Por jo vetëm ai u arrestua për kapërcim të postbllokut, por pasi e identifikuan ata vunë re se personi kishte dy urdhër arresti, një me burg dhe një tjetër për dëbim nga vendi.

Siç kanë shpjeguar burimet policore për ElCaso.com, përveç urdhrit të dëbimit nga Spanja për çështje të pazgjidhura për anëtarësim në organizatë kriminale dhe krime të lidhura me pasuritë, ai kishte një urdhër të lëshuar nga Italia ku i ndalohej shprehimisht hyrja në zonën Shengen.

Por e gjithë kjo u zbulua më vonë nga agjentët, kur arritën ta lokalizonin mes bimësisë së pyllit ku kishte shpëtuar, e identifikuan dhe, për rrjedhojë, aksesuan historinë e tij.

Fillimisht, kur u kap mes bimësisë, u arrestua për krimet e mosbindjes së rëndë dhe plagosjes. Shqiptari gjatë arrestimit ka luftuar me një nga agjentët, të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta në kyçin e dorës.

Më vonë ata zbuluan shkakun e arratisjes dhe nervozizmin e dukshëm të burrit kur pa kontrollin e Gardës Civile: kishte dy urdhër-arreste për të, një për hyrje në burg dhe një tjetër për dëbim nga vendi, përveç ndalimit të hyrjes në Zonën Shengen, e cila përfshin të gjithë Bashkimin Evropian (BE) përveç Rumanisë dhe Bullgarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat