Në Auckland u shënua 16 vjetori i pavarësisë së Kosovës

Diaspora

Në Auckland u shënua 16 vjetori i pavarësisë së Kosovës

Nga: Sabit Abdyli Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 12:48
Auckland, 17 shkurt 2024

Me rastin e festës më të madhe tonën në krejt historinë e Dardanisë 17 Shkurtit - Ditës së Pavarësisë, shqiptaro-zelandezët u mblodhën në plazhin Okahu bay me një drekë të përbashkët me ushqime tradicionale tonat.

Ata së bashku kokë më kokë me ushqime e pije të shtruara në plazhin e përmendur, nëpër mot të mirë e ambientit të mrekullueshëm uruan njëri tjetrin.

Ata evokuan të kaluarën e tyre në tokat prej nga kishin ardhur dhe gëzimin e madh të shpalljes së Kosovës shtet në vitin 2008.

Image
Auckland, 17 shkurt 2024

Në ndarje të gjithë shprehen dëshirën për mirëqenien e Kosovës komfor shteteve të përparuara të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat