Ngjarja tragjike, flasin prindërit e argjentinases: Pse ishim kundër lidhjes me shtetasin e Kosovës

Diaspora

Ngjarja tragjike, flasin prindërit e argjentinases: Pse ishim kundër lidhjes me shtetasin e Kosovës

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 19:20
Prindërit e Magdalena

Prindërit e argjentinases Maria Clara Urdangaray kanë thyer heshtjen. Në një intervistë ekskluzive për Kosova Today, ata rrëfyen kronologjinë e të gjithë historisë tragjike të dashurisë që i mori jetën më 2 gusht të vitit 2023.

Nëna e Maria Clara, Magdalena, rrëfeu se përgjatë kohës sa vajza e saj ishte në lidhje me kosovarin E.N, kishte vërejtur ndryshime në sjelljen e saj.

“Cka më tërhoqi vëmendjen gjatë kohës së Maria Clarës në Zvicër ishin ndryshimet në pamjen e saj. Ajo kujdesej gjithnjë për veten. Bënte sport, jetë të shëndetshme. Kur u zhvendos, e vërejta që ndërroi ngjyrën e flokëve, nga bjonde në zeshkane. Humbi shumë peshë. Gjatë disa videolidhjeve, hetova rrathë të zinj në sy. Nga videocall kaluam në telefonata. Asnjë informacion por vetëm Maria Clarën që më thoshte se e ka marrë malli dhe më pyeste kur do shkoj për vizitë. Unë insistoja për videolidhje, Maria më thoshte po kur ke kohë. I thoja që kam kohë. Dua ta shoh partnerin. Asnjëherë nuk kam pasur kontakt. Kontakti i vetëm ishte një video por asnjëherë bisedë. Në atë video që pranova, ai më thoshte që na do shumë. Çka më shqetësonte shumë ishte xhelozia. Në një pikë kur Maria më tha që në market u vonua, ai u acarua. Ajo ma tha sikur diçka qesharake, pa arsye për të qenë xheloz. Por ajo ishte shumë vajzë tërheqëse. I thashë që xhelozia pa arsye nuk duhet të jetë normale. I thashë të më tregojë nëse po ndodh diçka që të nisem dhe ta kthej në shtëpi. Më shqetësoi edhe fakti që ajo la punën. Ajo ka punuar gjithnjë në Argjentinë, në Barcelonë. Kjo sepse ai i tha që nuk ka nevojë. Mund të punonte për të dy. Në Argjentinë, vajzat dhe gratë punojnë dhe nuk varen nga partneri. Kjo më shqetësoi shumë.”, u shpreh ajo.

Intervistën e plotë mbi rastin tragjik që ende është në hetime para ngritjes së aktakuzës mund ta ndiqni në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat