Detaje të frikshme nga ngjarja në Greqi! Shqiptari e drogoi për të humbur fëmijën, vajza në gjendje të rëndë! Tregon pse e bëri aktin makabër

Diaspora

Detaje të frikshme nga ngjarja në Greqi! Shqiptari e drogoi për të humbur fëmijën, vajza në gjendje të rëndë! Tregon pse e bëri aktin makabër

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ishullin e Zakynthos në Greqi.

Shqiptar Ymer Ramadan Haxhiaj 27 vjeç u arrestua në vendin e quajtur Cilivi prej policisë së ishullit jonian, pasi sipas denoncimit në adresë së tij, dhunoi, mbajti peng dhe detyroi në abort  Athina Marula e datëlindjes 2005.

Policia thotë se Haxhiaj dhe Marulas kishin një lidhje intime, rezultat i së cilës ishte shtatzënia e kësaj të fundit.

Fillimisht çifti bashkëjetoi për disa kohë, por duket se kanë nisur edhe mosmarrëveshjet, ndaj dhe Marulas vendosi që të largohej nga banesa dhe jetonte me prindërit e saj.

Pak ditë më vonë Haxhiaj ka shkuar në banesën e saj dhe e mori Marulanë me automjetin e tij dhe iu drejtuan banesës në Cilivi.

Atje mbas një debati, i kërkoi 19-vjeçares të qëndrojë në banesë, por ajo e refuzoi. I ofenduar nga refuzimi, ai e lidhi viktimën me litarë nga duart dhe këmbët dhe pasi e dhunoi, e detyroi atë me marrë  dy kokrra ilaç për të dështuar fëmijën. Brenda pak minutash e reja e humbi fëmijën e cila sipas mjekut ligjor ishte 6-8 javësh.

Për shkak të dështimit të pa kontrolluar, hemorragjia ishte e madhe, çka e detyroi autorin ta çojë viktimën në spital.

Por edhe atje Haxhiaj pasi i mori telefonin, e  kërcënoi viktimën për të mos treguar asgjë mjekëve dhe policisë.

Çdo gjë u zbardh mbas ndërhyrjes së mjekëve të cilët denoncuan rastin në polici dhe autori u vu në pranga. Atje ai pohoi se kishte kryer aktin makabër pasi sipas tij nuk donte të vinte në jetë fëmija, produkt i lidhjes së tij me 19-vjeçaren.

Shërbimi social mori menjëherë në mbrojtje viktimën, ndërsa autori do të dërgohet në gjykatë me akuzat e dhunës, plagosjes, detyrim për ndalimin e shtatzënisë dhe pengmarrje. Vepra penale të konsideruara të tipit të rëndë që dënohen me heqje lirie mbi 7 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat