E dhimbshme: Ky është shqiptari nga Drenasi që humbi jetën në vendin e punës në Itali

Diaspora

E dhimbshme: Ky është shqiptari nga Drenasi që humbi jetën në vendin e punës në Itali

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 10:16
Bashkim Bytyqi

Një ngjarje tragjike është shënuar gjatë ditës së djeshme për familjen Bytyqi nga Arllati i Drenasit.

Familjari i tyre Bashkim Bytyqi humbi jetën në vendin e punës në Itali.

Viktima nuk mundi t’iu bëj ballë plagëve që mori pasi ra nga kati i tretë i një ndërtese në vendpunishte.

“Pasdite kemi marr informatën se Bashkimi ka vdekur. Na kanë thënë se ka ra nga kati i tretë i një ndërtese, teksa ishte duke punuar”, kanë thënë familjarët e të ndjerit.

43-vjeçari pak muaj më parë kishte shkuar në Itali.

Image
Bashkim Bytyqi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat