Djalë i ditur dhe patriot në vendin e ndritur nolian!

Diaspora

Djalë i ditur dhe patriot në vendin e ndritur nolian!

Nga: Atdhe Kosova Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 18:14
Foto nga takimi

Siç shkruan  Rafaela Prifti në gazetën „Dielli“ , më 18 djetor 2023 në Boston  të Massachussetts-it  „Anëtarët e Degës VATRA zgjodhën z. Mentor Maksutaj kryetar të saj për katër vitet e ardhshme.“  (shih gjerësisht në :https://gazetadielli.com/kuvendi-zgjedhor-mentor-maksutaj-zgjidhet-kryetar-i-deges-se-vatres-ne-boston/).

Ky lajm nga Rafaela Prifti na gëzoj shumë, edhe neve në Bordin Drejtues të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork me Akademikun Prof.Dr.Skënder Kodra në krye (President). Ndaj kemi kënqaësinë e veçantë , që z. Mentor Maksutajt t'ia urojmë postin e kryetarit  të Degës „Vatra“ në Boston.

Urimet më të mira!

Duke njohur aftësitë profesionale  të filozofisë dhe të pragmatizmit të biznesit të sukseshëm menaxherial shumëvjeçar në  krye të disa kompanive në Boston,  si dhe duke mbajtur parasysh përpjekjet, aktivitetin dhe kontributin  e tij dalluar në  shërbimin e kauzës së pavarësimit të Kosovës, edhe si nxënës në atdhe, edhe si student refugjat   në fakultetin e Biznesit dhe të Administratës në Boston, Mentori ia arriti që me kohë të kuptojë  drejt   filozofinë e jetës së re në Amerikë, me ç'rast duke mos u ndarë nga studimi dhe  nga puna e përditshme  bëhet edhe menaxher i suksesshëm  dhe i vlerësuar i disa kompanive të biznesit në Boston, dhe në rajon.

  Shpresojmë se, ardhja në krye të „Vatrës“  e Mentor Maksutajt, do të jetë inspirim, inkurajim dhe motivacion i jashtëzakonshëm dhe, zëri i fuqishëm  kombëtar, patriotik dhe atdhetar i komunitetit gjithëshqiptar në Boston, ngase Mentori asgjë nuk kursen, që të japë për Nënën Shqipëri Etnike, ashtu siç u dëshmua paraprakisht edhe me mbështetjen dhe ndihmën e fuqishme morale,  materiale dhe mbinjerëzore të luftës çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës.

Gjithashtu, kemi besimin e fortë dhe të patundshëm se pas ringjalljes dhe aktivizimit të Degës „Vatra“ në Boston me Mentor Maksutajn në ballë, nuk do të  „shurdhohet“ zëri i shqiptarit  NOLIAN; nuk do të shuhet amaneti dhe misioni historik, kombëtar e atdhetar i Rilindësit tonë të famshëm Fan S. Noli : „ JEPNI PËR  NËNËN SHQIPËRI“ !!!

-Ndaj, edhe Ti Mentor i nderuar me Degën tuaj „Vatra“  në Boston, mos e harro këtë amanet të pavdekshëm të Nolit tonë, se,  siç thothshte Ismail Qemali(Babai i shtetit të parë të Shqipërisë Etnike), pastaj do të na qortojë historia dhe brezat e sotshëm dhe të ardhshëm të Kombit Shqiptar  dhe të Shqipërisë Etnike !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat