Avokatja e parë shqiptare në Grammy 2024

Diaspora

Avokatja e parë shqiptare në Grammy 2024

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 16:00
Margaritë (Magi) Camaj

Ajo njihet tashmë si një autore e shumë librave por askush se dinte se ajo ishte një emër i rëndësishëm në Grammy Awards 2024. Po po dhe Margaritë (Magi) Camaj është e para avokate shqiptare në Grammy e nga ky vit ajo do të jetë gjithmonë aty.

Madje veshja e saj ku në fustanin e kuq duket edhe një shqiponjë tregon origjinën e saj që megjithëse jeton në Amerikë dhe duke qenê një përzgjedhëse e artistëve ka dashur të tregojë në një event të madh botëror edhe origjinën e saj.

Javë më parë Margaritë e ka rrëfyer këtë eksperincë për herë të parë më një kanal televiziv shqiptar në RTV21 në programin e mëngjesit "Pêr Ditë të Mbarë" .

E nëse keni menduar se vetëm Dua Lipa dhe Bebe Rexha ishin në Grammy këtë vit gaboheni pasi aty ishte edhe e bukura dhe e zgjuara Margaritê madje me një mision shumë të rëndësishëm në Grammy Awards 2024.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat