Bie shtylla, plagoset rëndë punëtori shqiptar në Greqi

Diaspora

Bie shtylla, plagoset rëndë punëtori shqiptar në Greqi

Më: 3 mars 2024 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë industrial ka ndodhur pas depos së Bashkisë së Korinthisë në Greqi.

Punonjësi e një kontraktori të jashtëm po kryente punimet e montimit të shtyllave, kur një shtyllë u rrëzua mbi 50-vjeçarin shqiptar.

Është lajmëruar ambulanca e EKAV Korinth, e cila ka mbërritur menjëherë dhe i lënduari është transportuar në spital. Ai u diagnostikua me lëndime të rënda dhe një hematomë të madhe në kokë.

Shqiptari do të dërgohet në një spital të Athinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat