​U shpall i vdekur nga gjykata para 20 vjetësh, deportohet shqiptari i dënuar në Itali

Diaspora

​U shpall i vdekur nga gjykata para 20 vjetësh, deportohet shqiptari i dënuar në Itali

Më: 3 mars 2024 Në ora: 21:12
Leonard Mnela

Një 54-vjeçar në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale është deportuar nga SHBA.

Leonard Mnela, alias Leon Kolmnela (54), ndërkohë që ishte në arrati, në vitin 2013, kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të lëshuar nga një gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur që në vitin 2003, në Amerikën Latine.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me dy agjencitë amerikane, nëpërmjet informacioneve të shkëmbyera, kanë arritur të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë shtetasin shqiptar Leonard Mnela, në Miçigan, Shtetet e Bashkuara, dhe kanë bërë të mundur deportimin e tij në Shqipëri.

Këtë shtetas, Gjykata e Salernos, Itali, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha.

Leonard Mnela do të jetë subjekt hetimesh në Shqipëri, për ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat