Shqiptaro-amerikani që mahniti të gjithë liderët shqiptarë me fjalimin rrëqethës, ua përmend ndasitë mes tyre

Diaspora

Shqiptaro-amerikani që mahniti të gjithë liderët shqiptarë me fjalimin rrëqethës, ua përmend ndasitë mes tyre

Nga: H.O. Më: 4 mars 2024 Në ora: 21:12
Mark Gjonaj

Kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare, Mark Gjonaj, shqiptaro-amerikani, që jeton dhe vepron në Amerikë, mahniti të gjithë shqiptarët me një fjalim në gjuhën shqipe.

Ai në Samitin e Tretë të Diasporës, nuk la asnjë nga liderët e pranishëm shqiptarë pa i përshendetur, duke filluar nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ish kryeministri Dritan Abazoviq, si dhe gjithë liderët shqiptarë kudo në botë.

“Për shkak që kam lindur në Amerikë dhe flas gjuhën shqipe dobët, por me porosinë e kryeministrit që do të flas shqip, ose ndryshe nuk ka, unë po mundohem me atë shqipen tem”, thotë ai nën duartrokitjet e pjesëmarrësve.

Në prag të Ditës së Falenderimeve, ai thotë se ndihet falenderues që është në mesin e gjithë shqiptarëve nga të gjitha anët e botës.

Dëgjoni fjalimin e tij të plotë në këtë video:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat