Shqiptari në Greqi i hyn partneres nga dera e ballkonit dhe e godet në kokë, arrestohet

Diaspora

Shqiptari në Greqi i hyn partneres nga dera e ballkonit dhe e godet në kokë, arrestohet

Më: 4 mars 2024 Në ora: 22:08
Greqi

Është arrestuar një shqiptar në Greqi, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht partneren e tij, duke e lënduar rëndë në kokë.

Siç raportojnë mediave greke, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë ku jeton 35-vjeçarja nga Moldavia.

25-vjeçari ka hyrë nga dera e ballkonit, e cila thuhet se ka qenë e hapur, dhe ka sulmuar partneren e tij, duke e goditur në kokë.

Fqinjët kanë lajmëruar policinë, pasi kanë dëgjuar zërat.

Viktima është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës.

I dyshuari së pari u arratis, por u gjend nga policia në zonën e Karditës dhe ndaj tij është ngritur akuza për lëndim të rrezikshëm trupor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat