Megaoperacioni në Greqi/ Nga vjedhjet, te droga, zbardhen emrat e 69 shqiptarëve të arrestuar dhe të kërkuar

Diaspora

Megaoperacioni në Greqi/ Nga vjedhjet, te droga, zbardhen emrat e 69 shqiptarëve të arrestuar dhe të kërkuar

Më: 4 prill 2024 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Janë zbardhur emrat e plotë dhe disa prej fotografive të 69 shqiptarëve të dyshuar si pjesëtarë në 6 grupe kriminale, të përfshira në dhjetëra ngjarje në Greqi. Në prangat e policisë greke në total kanë rënë 50 persona dhe janë identifikuar 187 të tjerë. Nga këta të fundit, 6 ndodhen të burgosur ndërsa 1 person rezulton i ekstraduar jashtë Greqisë.

Personat e identifikuar si pjesëtarë në këto grupe akuzohen për 480 vjedhje në mjetet e transportit publik dhe në vende turistike, 120 vjedhje në makina, shitje të 16.5 kg marijuanë, 1.5 kg kokainë dhe sasive të tjera si dhe për qarkullimin e më shumë se 1500 kartmonedhave false.

Gjatë hetimeve është zbuluar se pjesë e këtyre grupeve është dhe autori i plagosjes së tre të rinjve nga Kreta në 16 dhjetor në Gazi të Athinës, ndërkohë që është zbuluar edhe vrasja e një afgani e ndodhur në Athinë në 8 mars.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 73 mijë 725 euro, 697 dollarë, mbi 16 kg marijuanë, rreth 159 gram kokainë, rreth 18 gram heroinë, droga të tjera, 3 armë zjarri dhe 3 karabina, 14 armë të ftohta, 3 jelekë antiplumb, 8 automjete dhe 8 motorra si dhe shumë municion, sende të vjedhura, para false e materiale të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat