Kërkohej nga Greqia për tentativë vrasje, arrestohet në Francë i shumëkërkuari shqiptar

Diaspora

Kërkohej nga Greqia për tentativë vrasje, arrestohet në Francë i shumëkërkuari shqiptar

Më: 8 maj 2024 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Policia franceze ka vënë në pranga një shqiptar të shumëkërkuar nga autoritetet greke.

Dritan Reka, 39 vjeç, është arrestuar në Lion të Francës pas një urdhëri europian arresti të lëshuar nga autoritetet greke në 29 mars 2024 për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Gazetari Artur Biba bën me dije për Top Channel se urdhër arresti ndërkombëtar është lëshuar pas zbardhjes së ngjarjes së ndodhur në 10 shtator 2023 në Petroupoli të Athinës ku është tentuar të vritet shtetasi Konstantino Fotopoulo, 34 vjec, qitës profesionist i Marinës Ushtarake greke.

Ngjarja është shënuar rreth orës 04.53 të mëngjesit të 10 shtatorit 2023 jashtë loklait të natës “Mylos Club” në Petroupoli të Athinës. Reka fillimisht ka debatuar me Fotopoulon dhe më pas është larguar por duke u rikthyer pas disa sekondash sërish.

Në këtë moment ka nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe ka hapur zjarr ndaj shtetasit grek duke marrë qëndrim qitësi përmes vendosjes së njërit gju në shesh dhe shënjestrimit të viktimës. Nga e shtëna, 34 vjeçari grek Fotopoulo është plagosur në këmbën e majtë ndërkohë që autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga hetimet ka rezultuar se Dritan Reka është larguar në drejtim të Shqipërisë.

Siç informojnë burime zyrtare të policisë greke, Dritan Reka është arrestuar në Lion të Francës në orën 15.45 të datës 4 maj të këtij viti. Reka rezulton me precedentë penalë në Greqi për çështje droge dhe mbajtje pa leje të armëve, ndërkohë precedentë penalë ka edhe në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat