Një sipërmarrës shqiptar kandidat për eurodeputet në Itali/ Muharrem Salihu: Një rast historik i papërsëritshëm! Ja pse duhet të më votojnë

Diaspora

Një sipërmarrës shqiptar kandidat për eurodeputet në Itali/ Muharrem Salihu: Një rast historik i papërsëritshëm! Ja pse duhet të më votojnë

Më: 16 maj 2024 Në ora: 16:53
Muharrem Salhiu

Një sipërmarrës shqiptar do të kandidojë për eurodeputet në Itali. Bëhet fjalë për Muharrem Salihun, i cili mbështetet nga ish eurodeputetja Emma Bonino.

Salihu, në një intervistë për News24 i ka bërë thirrje komunitetit shqiptar në Itali që të votojnë kandidaturën e tij.

Ai tha se është një çast historik për shqiptarët që ata të mund të kenë një eurodeputet, ndaj duhet të shfrytëzojnë këtë çast historik.

“Unë kam angazhime të mëdha në aspektin social dhe humanitar. Kam gjetur mundësinë dhe rastin për të kandiduar për +Europa, për shkak të rrugës që zgjedh zonja Emma Bonino, e cila më ka mbështetur në këtë garë. Komuniteti shqiptar në Itali të përkrahë kandidaturën time, sepse është rast historik i papërsëritshëm.

Shqiptarët do të duhet ta votojnë një shqiptar për eurodeputet, kushdo të jetë ai, pasi do ishte historike të kishin një eurodeputet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat