Vrasja e 40-vjeçares shqiptare, flet vëllai i saj: Burri i futi kokën në zbardhues rrobash

Diaspora

Vrasja e 40-vjeçares shqiptare, flet vëllai i saj: Burri i futi kokën në zbardhues rrobash

Më: 17 maj 2024 Në ora: 13:35
Enkelejda Danaj

I tronditur është vëllai i 40-vjeçares shqiptare, Enkelejda Danaj, e cila u vra mizorisht nga ish-bashkëshorti i saj në mes të rrugës në Athinë. Në një intervistë për median greke, ‘Protothema.gr’, ai tregon torturat ndaj motrës së tij.

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Greqi, ku 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj u vra me thikë nga bashkëshorti i saj Artur Danaj.

Në një intervistë për mediat greke, vëllai i 40-vjeçares, Eduard Danaj, ka rrëfyer detaje tronditëse për dhunën dhe torturat e ushtruara ndaj motrës së tij.

Sipas tij, dhuna kishte nisur që kur 40-vjeçarja shqiptare ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ku ish-bashkëshorti e kishte kërcënuar disa herë me thikë. Madje ai thotë se kur ishte shtatzënë i futi motrës kokën në zbardhues rrobash. Kërcënimeve nuk i shpëtonin as dy fëmijët, djali dhe vajza.

“Ai ishte i dhunshëm dhe përderisa kishte 3 kallëzime në polici, kishte mbi 40 incidente. Ai e kishte kërcënuar disa herë me thikë dhe kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, i kishte futur kokën në zbardhues rrobash. Vazhdimisht kërcënonte edhe fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte…”, tregon ai.

Eduard Danaj kërkon drejtësi për motrën e tij të vrarë.

“Ne kërkojmë që drejtësia të vendoset dhe motra ime të jetë gruaja e fundit që do të vritet. Ata ishin ndarë prej një viti e gjysmë por ai nuk pushoi kurrë së kërcënuari. Shkonim çdo javë në komisariat, e mbanin një ditë dhe e lironin. Kjo ndodhte gjatë gjithë kohës. Na kishte kërcënuar edhe ne…”, tha vëllai i saj.

Për motrën e tij thotë se gjithmonë buzëqeshte pavarësisht vuajtjeve.

“Motra ime ishte një zonjë që i rriti fëmijët e saj me dinjitet dhe pavarësisht vuajtjeve ajo gjithmonë kishte një buzëqeshje”, tha ai.

Kujtojmë se Enkelejda Danaj u vra më 16 maj nga ish-bashkëshorti i saj, Artur Dani. Ai e qëlloi të paktën 10 herë me thikë në Menidi dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Ata ishin ndarë prej 1 viti e gjysmë, ndërsa 40-vjeçarja kishte denoncuar të paktën 3 herë rastet e dhunës, por ai ishte arrestuar dhe lënë i lirë.

Pasi u arrestua, 50-vjeçari tha se nuk është penduar, pasi gruaja e tij kishte prej vitesh lidhje jashtëmartesore. “Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke drejtuar makinën dhe fotot e tij në Facebook”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat