Kontrabandë freoni në kufi me Greqinë, arrestohen tre shqiptarë dhe një shtetas grek

Diaspora

Kontrabandë freoni në kufi me Greqinë, arrestohen tre shqiptarë dhe një shtetas grek

Më: 18 maj 2024 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Tre shqiptarë dhe një shtetas grek janë arrestuar në Greqi, pasi janë kapur duke kontrabanduar freonë.

Ky është rasti i dytë brenda dy javësh, ku tentohet kontrabandimi. Në prangat e policisë kanë rënë tre shqiptarët e moshave 29, 33 dhe 60 vjeç.

Mediat greke shkruajnë se 60-vjeçari ka transportuar me një kamion 200 shishe me freon, me të cilin kishte kaluar ilegalisht në territorin grek mëngjesin e së enjtes, përmes një kalimi të pambrojtur të kufirit greko-shqiptar. Në zonën e Follorinës e prisnin një 52-vjeçar dhe një 33-vjeçar, të cilët po vëzhgonin zonën me makinë dhe 29-vjeçari, i cili ishte në këmbë.

Megjithatë, ata janë pikasur nga efektivët e rojeve kufitare të Kapshticës, të cilët kanë kontrolluar kamionin dhe kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit nuk kishte dokumente importi dhe zhdoganimi për ngarkesën.

Kështu e arrestuan bashkë me tre të tjerët dhe i çuan në Prokurorinë e Plimmeliodiki Kastoria të akuzuar për shkelje të Kodit Doganor ndërsa shishet e freonit, kamioni dhe vetura janë konfiskuar së bashku me 7 telefona celularë.

Paraditen e së mërkurës, një tjetër shqiptar që ishte kapur në kufi është arrestuar në zonën e Follorinës

201 shishe me freon me peshë mbi 2.5 ton U sekuestruan, pa dokumentet e kërkuara dhe të transportuara me kamion, me qëllim që të kanalizohej në tregun grek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat