Nëndega e LDK-së për NRW përkujtoi Kolonel Ahmet Krasniqin dhe shënoi 7 Shtatorin

Diaspora

Nëndega e LDK-së për NRW përkujtoi Kolonel Ahmet Krasniqin dhe shënoi 7 Shtatorin

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 17:59
LDK Gjermani

Me një Akademi Përkujtimore Nëndega përkujtoi Kolonel Ahmet Krasniqin ,dhe shënoi 7 Shtatorin,diten e shpalljes së Deklarates Kushtetuese të Republikes së Kosoves.

Tubimin e hapi z. Enver Musa-Nënkryetar i nëndeges.Jemi tubue sot për të përkujtue dy  ngjarje me rëndësi të veqant theksoi z. Enver Musa duke i përshëndetë ,dhe falenderue pjesëmarrsit për praninë e tyre.

Jakup Gërguri,Kryetar i Nëndeges foli për Biografinë e Kolonel Ahmet Krasniqit.

Përmes projektorit në vazhdim për të pranishmit u qfaq një film i shkurtër(rreth 8 minuta) INMOMERIAN për Kolonel Ahmet Krasniqin.

Në emer të familjes të pranishmit dhe organizatorin i falenderoi z. Behxhet Krasniqi,i vëllai i Kolonel Ahmet Krasniqit.

Në vazhdim u shënua edhe 7 shtatori.

Për 7 shtatorin foli z. Agush Balaj,ish Deputet i Kuvendit, kur u shpalle Dekrarata Kushtetuese e Pavarsisë së Kosoves në Kaqanik.Ne e patëm vendosë me e krye obligimin që patëm ndaj popullit të Kosoves,që deklaraten e 2 Korrikut ta miratojmë.Me miratim nxjerrem edhe Kushtetuten e cila ishte një ndër më modernet Evropiane, përpiluar nga shkencëtarët më të mirfilltë të kohes si Ejup Statovci,Gazmend Zajmi,Kurtesh Salihu,Ramadan Kelmendi,Muharrem Shabani etj.Po të materializohej ajo Kushtetutë,sot nuk do kishim nevojë me i pritë serbët për votimin e Qeverisë.Unë edhe sot i falenderoi qytetarët e Kaqanikut për organizimin e shkëlqyeshëm për mbajtjen e Kuvendit më 07.shtator 1990 në Kaqanik.

Në vazhdim për të pranishmit u dha edhe një Intervistë e inqizuar ditë më parë enkas për këtë tubim nga Ilaz Ramajli,ish Nënkryetar i Kuvendit të asajë kohe ,dhe kryesues i Kuvendit ku u miratue Kushtetuta e Kaqanikut më 07.09.2017.Intervista u përcoll me vëmendje nga të pranishmit ,që mësuan edhe disa gjëra mjaftë interesante nga Ilaz Ramajli.

Kjo intervistë u bë nga Kryetari i Nëndeges Jakup Gërguri,e filmuar nga Labinot Krasniqi fotografist profesioal në zyren e LDK-së në Prishtinë.

Me nga një fjalë rasti u paraqiten para të pranishmëve edhe zonja Sofie Dumnica,aktiviste dhe mësuese ,z.Hamit Halili dhe z. Behxhet Muqolli gjithashtu aktivist nga Nëndega e LDK-së për NRW.

10.09.2017.NRW-Gjermani, Jakup Gërguri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat