Arrestohet në Bari sapo zbret, shqiptari me kanabisin e fshehur në makinë

Diaspora

Arrestohet në Bari sapo zbret, shqiptari me kanabisin e fshehur në makinë

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Doganierët e Barit të Agjensisë së Doganës dhe Monopoleve, gjatë një kontrolli, kanë zbuluar 3.5 kg kanabis dhe kanë arrestuar një shqiptar që vinte me tragetin nga Shqipëria për në Itali.

Lënda narkotike ishte fshehur në një fund të dyfishtë që ishte krijuar pas parakolpit të pasmë. Policia italiane vuri re një anomali në trupin e makinës dhe pas kontrollit, zbuloi kanabisin që ishte izoluar mirë me plumb për të mos u zbuluar nga skaneri.

Shoferi i makinës, shqiptar,i u arrestua. Hetimet janë në proces.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat