“Jem shqiptarë dhe krenohem me këtë, kjo është vula e jonë në ballë, që na bashkon”... - Bota Sot
“Jem shqiptarë dhe krenohem me këtë, kjo është vula e jonë në ballë, që na bashkon”...

Diaspora

“Jem shqiptarë dhe krenohem me këtë, kjo është vula e jonë në ballë, që na bashkon”...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 17 gusht 2018 Në ora: 14:40
Pas vizitës të Bibliotekës kombëtare një foto për kujtim

Në takimet tradicionale të krijuesve, nga mërgata shqiptare edhe në këtë viti si viteve të kaluar e shtrinë aktivitete  e tyre të ngjeshura në të gjitha anët e Republikës së Kosovës si edhe në Shqipëri dhe jashte kufive të saj gjatë  muajit korrik dhe tani në gusht ku nën patronazhin e Ministrisë së Diasporës të Qeverisë së Kosovës  dhe të Lidhjes të Krijuesve Shqiptare në Mërgatë- ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e strukturave shoqërore-politike, krijues, mysafirë dhe dashamirë të shumtë të krijimtarisë artistike. Gjatë këtyre diteve  takimet e veta të para tradicionale shoqata e krijuesve letrar nga mërgata dhe ata nga Kosova u mbajtë në qytetin bregdetar- Ulqin e ashtuqujtura “Kalimera poetike” - ku u  mbajte një orë letrae para dashamnireve të fjales së shkruar nga Ulqini, Kosova dhe trojet tjera shqiptare. Pastaj shkrimtaret nga diaspora e vazhduan aktivitetitn e tyre në qytetitn e Prizreni, ku para dashimreve të shumtë të librit u bë perurimi i shume veprave letrare të shkruara nga poetet dhe shgkrimtaret nga diaspora, Kosova, Shqipëria dhe venfde të tjera. Pastan si na tha bashkebiseduesi i ynë nënkryetari i shoqates së shkrimtarëve ne diaspore- Neki Lulaj tubimmi i  radhes u mbajt në  Gjakovë, ku edhe ketu u be perurimi i shumë veprave letrare. Në pallatin e kultures “Asim Vokshiu” u mbajtë nje mbledhje komerative  kushtua  aktor dhe piktori i vyeshëm Sylejmon Lokaj i cili u paraqit  me veprimtarinë  e tij të begatshme skenike dhe artistike para qytetareve të Gjakovës, me imazhe, me motive  si aktor  me kohë e kuptoi dhe shprehi frymën, si artikulim të thellë të shpresë estetikën të cillat do të mbesin përgjithmonë në  zemrat dhe shpirterat e dashimreve të teatrit  në Gjakovë. Gajtë aktivitetiti të tyre këto dittë  krijuesit letrar që jetojnë dhe punojnë në mërgatë  nuk e  pushuan  krijimtarinë e tyre, me shkrimet dhe veprat të të gjitha llojeve e deri tek ato historike dhe shkencore nëpërmjet të cilave kanë arritur të ndrisin shumë periudha, shumë ngjarje, të zbardhin shumë dilema e paqartësi, të cilat, ndoshta edhe sot e kësaj dite ende na zvetënojnë historinë dhe peshën e rrjedhave të përgjithshme.                                                                               

Takimi tradicional të krijueseve letrar nga mërgata shqiptare dhe atyr nga Kosova u mbajtë edhe në kompleksin memorial “Zahir Pajazit” në fshatin Orllan të komunës së Podujevës, ku lindi, jetoi dhe rezistoi heroi i popullit Zahir Pajazit. Në këtë takim tradicional ishin të pranishëm krijuesit letrar nga diaspora dhe trojet tjera shqiptare dhe strukturat tjera udheheqese nga Ministria e Diaspores dhe të komunës së Podujevës dhe të institucioneve të tjera ku poetet nga diaspora i lexuan punimet e tyre letrare.                                                                                

Lidhjes të e krijuesve shqiptarë në mërgatë eshtë një bashkim i asociacioneve të krijuesve në mërgatë, ku ato veprojnë

Pas kompleksit “Zahir Pajaziti”marshuten e vete  shoqata e shkrimtareve nga diaspora me oren letrare e vazhdoi  edhe në lokalet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. Nëkompleksin turistik të fshatit Orllan u mbajtë ora letrare me karakter garues - ku  Ministria e Diaspores të Republikës së Kosovës dhe shoqata e shkrimtareve të diasporës për punimet  me të mira letrare  ndane mirënjohje dhe shperblime të tjera.  Shkrimtare nga diaspora vizituan shtëpin e ikones të rrezistence shqiptare Adem Jasharit në Prekaz, muzeun, komplksine varrezave - ku u vendosn  buqeta lule.. Pas vizites në Prekaz marshuta e shkrimtarëve  vazhdoi për Pejë, De?an, Gjaovë dhe Valbonë - ku nga Lidhja e shkrimtareve dhe artisteve të Valbones dhe Tropojës  ju be nje pritje e madhe vllazerore - ku u zvillua një program i larmishëm kulturo -artistik.                                                                   

Image
Një nga takimet në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë- ku u bë promovimi i librave të krijuesve nga mërgata

Në shumicen e këtyre  oreve letrare dhe manifestimeve të tjera Hasan Qyqalla, kryetar i Lidhjes së  Krijuesve Shqiptar të Mërgatës i përshëndeti të pranishmit dhe bashkë krijuesit në në të gjitha këto manifestime letrare në mes tjerash thanë së  pasqyrimi i aktiviteteve të Lidhjes të e krijuesve shqiptarë në mërgatë, si asociacion  për momentin  është një bashkim i asociacioneve të krijuesve në mërgatë, respektivisht në shtetet, ku ato veprojnë. Vet krijimi i këtij asociacioni për krijuesit letrar në mërgatë ishtë një nevojë imediate e kamotshme dhe si ide që doli nga një grup krijuesish të vyeshëm në mërgatë, ku edhe gravitojnë një pjesë e madhe krijuesve shqiptarë të cilët me në fund e gjeten një gjuhë të përbashkët me asociacionet tjera si motra të krijuesve. Kështu me përkrahjen e pamohueshme të Ministrisë të Diasporës u bë  realizimi i këtij projekti  e cili  konsiderohet  si punë serioz dhe shembull i mirë  për asociacionet e mërgatës. Gjë që një falënderim shkon në adrese të punës së madhe që ka  krye me sukses ahooqata kryetari i Lidhjes të Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë  Hasan Qyqalla me bashkepunetor në bashkëpunim edhe me një koordinim të shkëlqyer të punëve  me Ministrinë e Diasporës në Kosovë.

Image
Një pamje nga salla e Bibliotekës Kombëtare, ku u mbajt një orë letrare

Ministria e Diasporës për pjesëmarrësit e këtyre takimeve tradicionale letrare në kompleksin turistik të Liqeni i Bakllavës shtroi një darkë tradicionale, ku ju ofrua një mikpritje dhe përcjellje  shoqatës të shkrimtare nga mërgata e cila nuk do të harrohet kurrë. Në fund të kësaj marshute kryetarin e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, Hasan Quqallen dhe Neki Lulaj në përshendetje me ta - na thanë së kjo oazë poetike letrare është afsh i gjallë, ku krijuesi  letrar  këto ditë vere zhveshën dashurinë e ideojua për të bukurën që e përshkruan me shumë pasion. Shtrohet pyetja kush mishërohet për atdheun më shumë se gjaku dhe arti!? Kujtoj, gjersa gjaku është alfabeti i Lirisë, i artit i cili është kurora e Lirisë, gjersa ashti  është themeli i sovranit penda është glorifikimi i mrekullisë së etnisë. Vërtet na ndajnë kilometra e kilometra rrugë nga  Evropa dhe shumë vende të tjera të botës deri të vendet ballkanike të cilat - na bashkojnë të gjithëve pa marrë parasysh se ku gjendem. Jemi shqiptarë dhe krenohem me këtë, kjo është vula e jonë në ballë që na bashkon...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...