Policia e Spanjës ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarët, të cilët akuzohen për vjedhje në banesa.
Mediat spanjolle raportojnë se tre të arrestuarit janë mes moshës 24 dhe 27 vjeç, opr nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.
Tre të arrestuarit akuzohen për rreth 50 vjedhje gjatë muajve të fundit në Guadarrama, Algete, San Agustin de Guadalix, Boadilla del Monte apo Las Rozas.
Grupi i hajdutëe ishte shumë profesionist dhe siguroheshin mirë që mos kuptoheshin.
Ata futeshin në banesa përmes dritareve e më pas vidhnin para dhe sende me vlerë. Në disa raste, banorët e banesave që binin pre e vjedhjeve, kryesisht gjatë natës, e zbulonin ç’kishte ndodhur vetëm në mëngjes. Raportohet se çdo natë, kryenin mesatarisht, 3-5 vjedhje.