Kapen shqiptarët me kokainë në Itali, njëri tenton të arratiset nga banjoja, tjetri prangoset në lokal - Bota Sot
Kapen shqiptarët me kokainë në Itali, njëri tenton të arratiset nga banjoja, tjetri prangoset në lokal

Diaspora

Kapen shqiptarët me kokainë në Itali, njëri tenton të arratiset nga banjoja, tjetri prangoset në lokal

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Një 37 vjeçar shqiptar me iniciale L. A., dhe një 40 vjeçar me iniciale L. G., u arrestuan nga policia gjatë kontrolleve në Punta Marina të vendit fqinj, Itali. Nervozizmi i dukshëm i manifestuar nga një njeri prej shqiptarëve ka tërhequr vëmendjen e agjentëve.

Pas kontrollit të plotë, policia ka gjetur në xhepin e tij lëndë narkotike prej 10 dozash kokainë dhe disa qindra euro.

Në këto rrethana, një burrë i dytë i ulur në tryezën e barit, u përpoq të largohej pa hezitim pasi shkoi në banjë. Ai u arrestua menjëherë nga agjentët, duke e kontrolluar edhe atë. Atij ju gjetën tre doza kokainë.

Kërkimet e kryera në shtëpitë e tyre, u kanë lejuar karabinierëve të gjejnë peshore elektronike si dhe materiale për paketimin e dozave.

Në fund të procedurës, shqiptarët janë vendosur nën arrest shtëpie në pritje të gjykimit, seanca për të cilët do të zhvillohet më 11 shtator.

Ndërkohë, të dy nuk mund të largohen nga shtëpia prej orës 20.00 deri në orën 07.00 të mëngjesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...