Arrestohet shqiptari në Itali, drejtonte grup kriminal

Diaspora

Arrestohet shqiptari në Itali, drejtonte grup kriminal

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 08:31
Policia italiane

Aksioni policor ka arrestuar 3 persona, 2 të denoncuar 11 në kërkim dhe 30 të tjerë nën vëzhgim. Ky ka qenë bilanci i një aksioni policor të ushtruar dje nga policia italiane ne Macerata, e cila sekuestroi 4 kg drogë, mes tyre hashash, marijuanë, dhe kokainë.

Operacioni ‘Trëndafili i erërave’, kishte marrë spunton nga tatuazhet që kishte në dorë dhe qafë shqiptari Dranoel Ndoja, që thuhet se është drejtuesi i kësaj bande.

“Ansa” shkruan se hetimet për këtë grup kriminal nisën në 2017-ën, duke përdorur përgjimet telefonike dhe monitorim me sistemin GPS. Pas disa muajsh hetimesh, përveç Ndojas u arrestuan edhe dy shtetas të tjerë, Carlo Raimondi dhe Michal Radejovsky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat