Zhduket shqiptari në Irlandë, policia kërkon ndihmë

Diaspora

Zhduket shqiptari në Irlandë, policia kërkon ndihmë

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 10:40
Ermir Dragjoshi

Një 16-vjeçar shqiptar prej 4 ditësh rezulton i zhdukur në Bublin të Irlandës.

Sipas mediave vendase shqiptari 16-vjeçar është Ermir Dragjoshi me origjinë nga Kukësi dhe për herë të fundit është parë paraditen e së martës në Templeogue në Dublin 6. 

Ndërkohë policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij. Shqiptari është trupvogël, me flokë të shkurtra dhe sy kafe.
 
Policia i bën apel të gjithëve që kanë informacion për të, të njoftojnë në numrat e telefonit të vëna në dispozicon 01 6666400 dhe 1800 666 111.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat