Aksidenti tragjik në Itali i merr jetën nënës së re shqiptare - Bota Sot
Aksidenti tragjik në Itali i merr jetën nënës së re shqiptare

Diaspora

Aksidenti tragjik në Itali i merr jetën nënës së re shqiptare

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 20:17
Adelina Toska

Një nënë e re shqiptare ka ndërruar jetë në një aksident në Itali. Nëna e re shqiptare e quajtur Adelina Toska 33 vjeçe është viktimë në një aksident që ka ndodhur në një autostradë të vendit fqinj, shkruajnë mediat italiane.

Një makinë tip “Alfa” e ka goditur atë, duke e lënë të vdekur në vend. Burri që udhëtonte me makinën tjetër ka mbetur i vdekur në vend. Shqiptarja, pasi ka ndërruar jetë ka lënë pas bashkëshortin dhe dy fëmijë të vegjël, që kanë moshën 12 dhe 6 vjeç.

Ajo ka mbërritur në Itali disa vjet më herët dhe bashkëshorti i punon si murator. Mediat lokale të vendit fqinj kanë shkruar se nuk është vendosur nëse varrimi i të ndjerës do të mbahet në Shqipëri apo në Itali.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...