Lobi Euro – Atlantik Shqiptar dega në Belgjikë, e dëshiron mërgatën shqiptarë të bashkuar dhe të fuqishme.
Lobi thotë se bashkimi i fuqizimit dhe strukturimi i mërgatës shqiptarë është obligim jo vetëm historik, por i domosdoshëm në shërbim të ardhmërisë së kombit shqiptar, transmeton gazeta “Bota sot”.
Lobi Euro – Atlantik Shqiptar është organizatë që synon lobimin e interesave shqiptare brenda dhe jashtë shteteve ku mërgata shqiptare jeton, punon dhe vepron.
Ja postimi i plotë i Lobit Euro – Atlantik Shqiptar:
E DUAM NJË MËRGATË SHQIPTARE TË BASHKUAR DHE TË FUQISHME
-----------------------------------------------
LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR , shkurtimisht (LEASH), një kulm i përbashkët organizativ për një Mërgatë Shqiptare të bashkuar dhe të fuqishme ...
LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR, është organizatë vullnetare, mbarëkombëtare jo partiake, afetare dhe gjithëpërfshirëse me karakter ndërkombëtar, e cila për qëllim kryesor ka bashkimin e Mërgatës Shqiptare anë e mbarë botës.
Bashkimi, fuqizimi dhe strukturimi i Mërgatës Shqiptare është obligim jo vetëm historik, por edhe i domosdoshëm në shërbim të fatit, dhe ardhmërisë së kombit Shqiptar.
LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR, u themelua në Mërgatë nga përfaqësues të një spektri të gjerë intelektual dhe aktivist të edukuar në frymën kombëtare, me qëllim të çuarjes përpara të çështjeve, dhe kauzës kombëtare.
LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR, është organizatë që synon poashtu lobimin e interesave shqiptare brenda dhe jashtë shteteve ku Mërgata Shqiptare jeton, punon dhe vepron.
Dega e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar/ Belgjikë