E rëndë në Itali/ Shqiptari bie nga kati i 3-të i shtëpisë që vidhte - Bota Sot
E rëndë në Itali/ Shqiptari bie nga kati i 3-të i shtëpisë që vidhte

Diaspora

E rëndë në Itali/ Shqiptari bie nga kati i 3-të i shtëpisë që vidhte

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Një shqiptar është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Loano, Kuneo, Itali.

Shqiptari me inicialet R. M., 23 vjeç kishte hyrë për të vjedhur në një shtëpi dhe në tentativë për të ikur ka rënë nga ballkoni i apartamentit.

Në ndihmë të tij ka shkuar anëtarët e Kryqit të Kuq dhe më pas është transportuar për në spital.

Bashkë me të ka qenë edhe  një tjetër shqiptar i cili është arratisur.

Në katin e tretë të pallatit, mësohet se ata ishin ngjitur duke u kacavjerrë në tubin e shkarkimit të ujërave të bardha.

Ata ishin futur në një apartament për të vjedhur, por pronari ishte kthyer duke bërë që ata të ja mbathnin.

Ata janë hedhur nga ballkoni i kuzhinës. Njëri prej tyre ka mundur të ikë, ndërsa 23-vjeçari ka rënë nga lartësia duke u plagosur rëndë.

Ai ndodhet aktualisht në spital.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...