Arrestohet shqiptari i rrezikshëm, vodhi bizhuteri mbi 500 mijë euro - Bota Sot
Arrestohet shqiptari i rrezikshëm, vodhi bizhuteri mbi 500 mijë euro

Diaspora

Arrestohet shqiptari i rrezikshëm, vodhi bizhuteri mbi 500 mijë euro

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Policia malteze ka vënë në pranga të riun shqiptar, Bektash Muka, i cili një vit më parë grabiti në mënyrë spektakolare bizhuteri të shtrenjta në një qendër tregtare, vlera e të cilave përllogaritet në 500 mijë euro.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptari u arrestua në përpjekje për t’u larguar nga vendi afër aeroportit, ndërsa me vete mbante edhe një armë. Shqiptari me të pikasur policinë ka tentuar të kapërcejë një gardhë aty pranë për të hyrë brenda  aeroportit, me qëllim arratisjen por skema e tij rezultoi e kotë.

Autoritetet njoftuan se mëngjesin e ditës së diel kishin parë një makinë me xhama të zinj, e cila po ia afrohej Parkut të Aviacionit.

Gjithashtu mediat tregojnë detaje se shqiptari, pak çaste pas afrimit  tek aeroporti, ka tentuar të kalojë murin me shpejtësi për t’i ikur gjurmimit të policisë. Pas kontrolleve të kryera rezultoi se makina me xhama të zinj ishte e vjedhur dhe brenda saj u gjet edhe një sasi droge.  Makina e shqiptarit rezultonte me targa të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar, raporton BalkanWeb.
Emri i Bektash Mukës nuk është i panjohur nga Policia Shqiptare. Dy vite më parë, Muka përplasi makinën tip “BMW X6” pasi nuk iu bind urdhrit për të ndalur.

Kjo ngjarje është shënuar në rrugën ” Sami Frashëri”  në Tiranë teksa shërbimet e policisë “Shqiponja” i bënë shenjë të ndalonte  me makinën me targa AA 858 NS. Bektash Muka në atë kohë ishte në ndjekje për një sherr.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...