Shqiptarët në Finlandë festojnë ditën e flamurit dhe të çlirimit të Shqipërisë - Bota Sot
Shqiptarët në Finlandë festojnë ditën e flamurit dhe të çlirimit të Shqipërisë

Diaspora

Shqiptarët në Finlandë festojnë ditën e flamurit dhe të çlirimit të Shqipërisë

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 23:21
Shqiptarët në Finlandë festojnë ditën e flamurit dhe të çlirimit të Shqipërisë

HELSINKI, 29 Nëntor 2018 (ATSH) - Me inisiativën e Konsulles së Përgjithshme të Nderit të Shqipërisë në Finlandë, Dr. Liliana Verdha, këto ditë shqiptarë me banim në qytetet Helsinki, Espoo dhe Vantaa, u mblodhën në një prej restoranteve më të vjetra klasike të kryeqytetit finlandez për një Drekë Festive në përkujtim të 28-29 Nëntorit -- 106-vjetorit të Pavarësisë dhe 74-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.

Pasi i falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen dhe duke ngritur dolli në nderim të Festave të Nëntorit, Konsullja Lili Verdha vlerësoi ruajtjen e gjuhës shqipe dhe traditave patriotike nga shqiptarët me banim në Finlandë, si dhe përpjekjet e diasporës shqiptare të Finlandës në promovimin e vazhdueshëm të Shqipërisë si destinacion i rrallë turistik dhe terren i favorshëm investimesh finlandeze. Të pranishmit, kryesisht bisnesmenë, studentë dhe familiarë të tyre finlandezë, ndanë kujtime nostalgjike nga jeta në Shqipëri, si dhe nga përvojat pozitive në vendbanimin e ri këtu në Finlandë. Takimi mjaft i ngrohtë e vëllazëror vazhdoi deri në orët e vona të mbrëmjes.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...