Shqiptares i humb portofoli, autori i shkruan në Facebook dhe i kërkon... - Bota Sot
Shqiptares i humb portofoli, autori i shkruan në Facebook dhe i kërkon...

Diaspora

Shqiptares i humb portofoli, autori i shkruan në Facebook dhe i kërkon...

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Një shqiptareje i ka humbur portofoli i saj dhe dokumentet në Itali, por ajo që ka ndodhur më pas është mjaft e pazakontë.

Gruas, emri i së cilës nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, i kanë mbërritur mesazhe të vazhdueshme në rrjetin social Facebook, nga personi që kishte marrë portofolin. Në këmbim, për t'ia dorëzuar, i riu që rezultoi të ishte një djalë 24-vjeçar nga Azerbajxhani, i kërkoi të kryente marrëdhënie seksuale.

E ndjerë nën kërcënimin e tij pas mesazheve të pandërprera, shqiptarja bëri denoncim në polici, dhe së bashku me forcat karabiniere ajo i doli në një takim të riut, ku u bë i mundur edhe arrestimi i tij. 

Me vete 24-vjeçari kishte edhe portofolin e shqiptares.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...