Dita e flamurit u shënua edhe në Zelandën e Re - Bota Sot
Dita e flamurit u shënua edhe në Zelandën e Re

Diaspora

Dita e flamurit u shënua edhe në Zelandën e Re

Nga: Sabit Abdyli Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 09:52
Dita e flamurit u shënua edhe në Zelandën e Re

Me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit familje shqiptare  në qytetin e Aucklandit u mblodhën së bashku në parkun e qytetit One tree Hill për të festuar.

Në ambientin e mrekullueshëm plotë me drurë gjigant, shtigjesh për ecje, lulesh e hapësirë të gjelbër pafund kaluan krejt pasdreken pranë sofrës së improvizuar me gatime të kuzhinës shqiptare, pije, ëmbëlsira e fruta pemësh. Nëpër mot të bukur hijen e kurorës së lisit qindvjeçar  u kënaqen së llafosuri për hallet e kurbetit, rëndësinë e festës, arritjet e ngecjet në tokën e origjinës. Bënë fotografi, kujtuan ardhjet e mallin për vendlindjen.

Atmosfera festive dhe natyra e bleruar lumturoi fëmijët gjatë gjithë kohës. Flamuri ynë dyngjyrësh; kuq e zi tërhoqi vëmendjen e njerëzve që kalonin aty afër nesh. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...