Si ta kontrollojmë diabetin, ushqimet që përdorur dhe ato që duhen evituar

Dieta

Si ta kontrollojmë diabetin, ushqimet që përdorur dhe ato që duhen evituar

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 16:59
Foto Ilustrim

Dhjetëra vite më parë njihej si patologji tipike e shtresave të pasura; borgjezia e pasur dhe e majme shpesh haste këtë tip diabeti, i shfaqur rreth moshës 40-vjecare tek personat gjenetikisht të prirura, por edhe tek ata që hanë shumë dhe nuk lëvizin. Diabeti i Tipit të Dytë, pra diabeti i lidhur me obesitetin dhe mbiushqimin perkufizohet ndryshe si semundje te mireqenies, sikurse edhe hiperkolesterolemine. Dhjetëra vite më parë njihej si patologji tipike e shtresave të pasura; borgjezia e pasur dhe e majme shpesh haste këtë tip diabeti, i shfaqur rreth moshës dyzetvjecare tek personat gjenetikisht të prirura, por edhe tek ata që hanë shumë dhe nuk lëvizin.

Ushqime që duhen preferuar

Bishtajat, si bathët, bizelet, qiqrat, sidomos të freskëta, përfaqesojnë në mënyrë absolute ushqimin më të mirë për diabetikët. Ato ofrojnë karohidrate me shpërberje të ngadaltë që evitojnë tek diabetikët, majatë e padëshiruara glicemike. Në dimër, kur nuk gjenden bishtaja të fresketa, mund të zgjidhen ato të thata apo të ngrira. Ja tek është një recetë për tre persona, e cila përmban një perzierje bishtajash, drithërash, dhe farash vajore, një ilacc i sigurt jo vetëm për diabetiket, por për të gjithë ata që duan të qëndrojnë në formë. Në mbrëmje vendosni në një tenxhere më pak ujë të vakët e pak kripë një përzierje me 200 gram: soja, qiqra, tërshërë, fasule dhe bathë. Në mëngjes shtoni edhe 100 gram të tjera thjerrëza, oriz të plotë, bizele dhe fara luledielli. Lërini të ziejne me zjarr të ngadalte për dy orë, së bashku me panxharin dhe lulelakrën. Shtoni edhe tri luge vaj ulliri. Kjo është një pjatë e ushqyeshme dhe e shëndetshme, e aftë të jap energji pa rrezikun e glicemisë së lartë.

Ushqimet që duhen ngrënë në mënyrë të rregullt

Buka, brumërat dhe orizi nuk duhen përjashtuar në asnjë mënyrë nga dieta e diabetikut. E rëndësishme është që ato të konsumohen në doza korrekte dhe mundësisht integrale (me miell të pasitur). Një pjatë me oriz të papërpunuar e ngre me pak gliceminë sesa një pjatë me oriz të bardhë. E njëjta gjë edhe për bukën apo brumërat.

Ushqimet që duhen evituar në mënyrë absolute

Të gjitha ushqimet me tregues të lartë glicemie dhe që ndikojnë në ngritjen e saj: sheqererat e thjeshtë si sakaroz, fruktoza, të ëmblat në përgjithësi.

Ushqime që duhen ngrene në mënyrë të kufizuar

Sallamrat, frutat e thata, mishi, buka e bardhë, biskotat.

Mish apo peshk?

Yndyrat e ngopura nuk duhet të konsumohen nga personat më të tillë patologji; preferoni pra mishin e bardhë dhe sa më shumë peshk, sidomos peshk deti, të pasur me Omega 3.

Ushqime që ulin gliceminë:

Sipas disa studime të kryera ushqimet me fuqi hipoglicimizuese janë: elbi, bananet e papjekura, maja e birrës (9 gram në ditë), soja e verdhë, hudhra, qepa, preshi, rrodhja (bimë e egër, shume e mire nese zihet bashke me lepjeten), lakra, rukola dhe speci djeges.

Po frutat?

Frutat janë të pasura me fruktozë kështu që nuk duhet të abuzojmë me to. E rëndësishme është që frutat të hahen të paqëruara: molla me gjithë lekurë, tek portokallit edhe fibrat e bardha që rrethojne felat e portokallit (albedina). Si lëkura e portokallit ashtu edhe albedina përthithin me ngadalë sheqernat e këtij fruti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat