Të humbësh peshë pa dietë? Çfarë është metoda ‘Hara Hachi Bu’ dhe si ndikon në jetëgjatësi

Dieta

Të humbësh peshë pa dietë? Çfarë është metoda ‘Hara Hachi Bu’ dhe si ndikon në jetëgjatësi

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 19:59
Ilustrim

Nëse doni të jetoni 100 vjet dhe shëndetshëm, ushqehuni si ata që kanë mbushur 100 vjeç. Dhe për këtë duhet të shkoni të paktën një herë në Okinawa të Japonisë, një nga zonat që njihet si Zona Blu, pasi njerëzit aty jetojnë gjatë, bëjnë jetë të shëndetshme dhe të lumtur. Për çdo 100 mijë banorë, Okinawa ka 68 - 100-vjeçarë, më shumë se trefishi i gjetur në popullatat amerikane.

Të ushqehesh me vëmendje, synim dhe vetëdije është një karakteristikë e banorëve të kësaj zone dhe është vërtetuar që ndihmon në jetëgjatësi dhe shëndet.

Nëse bën një bisedë ushqimi me një të moshuar Okinawanit, me siguri do t'ju tregojë frazën e frymëzuar nga Konfuci para se të filloni një vakt: Është 'Hara Hachi Bu' - një kujtesë për të ndaluar së ngrëni kur stomaku është i mbushur 80%.

Studimet tregojnë se duhen afërsisht 15 deri në 20 minuta që truri ynë të regjistrojë që stomaku ka arritur kapacitetin dhe ngrënia ngadalë duke praktikuar hara hachi bu, ndihmon për të mos u ngarkuar, për të mos u shëndoshur dhe shumë apekte të tjera të metabolizmit që ndikojnë në jetën e përditshme.

Doktor Brian Wansink, autor i "Mindless Eating", tregon më shumë për këtë praktikë: Ekziston një hendek i madh kalorish kur një amerikan thotë që ndihet 'full' dhe kur një Okinawan thotë se nuk është më i uritur. Ne shtojmë peshë në mënyrë tinëzare ose duke mbushur stomakun me metodën e të ushqyerit thjesht për nevojë, ose pa mend!

Okinawanët e moshuar ndjekin një dietë me bazë bimore, me vaktet kryesisht të përbëra nga fasule të skuqura, spinaq, zarzavate, patate të ëmbla dhe tofu - të gjitha këto janë të pasura me lëndë ushqyese.

Goya është një tjetër element kryesor. I njohur gjithashtu si pjepri i hidhur, është i pasur me antioksidantë, vitamina dhe minerale që mund të ulin nivelet e sheqerit në gjak dhe të përmirësojnë shëndetin e sistemit imunitar për të ndihmuar në luftën kundër viruseve.

Megjithëse Okinawans hanë mish derri, peshk dhe mishra të tjerë, këta të fundit zënë shumë pak vend në ushqimin e tyre të përditshëm.

Ndryshimet e thjeshta në zakonet e përditshme të ngrënies mund të ndihmojnë ne zbatimin praktik të 'hara hachi bu' për të përmirësuar shëndetin. Më poshtë lexo hapa të thjeshtë për të filluar:

Mos u fikso për të marrë kaloritë ose me ushqimet, duke menduar se do humbësh peshë: Duhet të ushqehesh me moderim. Teksa ushqehesh, fokusohu te trupi, se si po reagon.

Ushqehu ngadalë: Të hash shpejt rezulton me konsumim më të madh ushqimi. Ngadalëso procesin që të kuptosh reagimet e trupit, të cilat japin sinjale se kur nuk duhet të hani më në atë vakt.

Përqendrohu tek ushqimi: Fik televizorin dhe mbaji të gjitha pajisjet dixhitale larg mjedisit të ngrënies - do të konsumosh më pak dhe do ta shijosh më shumë ushqimin.

Përdor enë të vogla: Mos përdor pjata apo enë të mëdha. Edhe gotat e pijes duhet të jenë më të vogla, më të ngushta dhe të larta. Të ndihmon të shijosh më shumë dhe të mos pish pafund me idenë se gota duhet zbrazur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat