Dietat me shumë fruktozë mund të shkaktojnë dëmtime të sistemit imunitar

Dieta

Dietat me shumë fruktozë mund të shkaktojnë dëmtime të sistemit imunitar

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 14:18
Ilustrim

Një studim i ri nga shkencëtarët e Universitetit të Suonsit, në bashkëpunim me studiuesit  në Universitetit të Bristolit dhe Institutin Frenisis Krik në Londër, ka treguar që pasja e një diete me sasi të larta të sheqerit fruktozë, mund të parandalojë funksionimin e duhur  të sistemit imunitar të njerëzve, në mënyra që kanë qenë kryesisht të panjohura.

Fruktoza gjendet zakonisht në pijet me sheqer, ëmbëlsirat dhe ushqimet e përpunuara, dhe përdoret gjerësisht në prodhimin e ushqimit. Ajo lidhet me mbipeshën, diabetin e Tipit 2 dhe sëmundjen e mëlçisë. Vitet e fundit, konsumi i saj është rritur ndjeshëm në të gjithë botën e zhvilluar.

Gjithsesi, të kuptuarit e ndikimit të fruktozës në sistemin imunitar të njerëzve që e konsumojnë atë në nivele të larta, ka qenë deri më tani i kufizuar. Në studimin e ri të botuar në revistën “Nature Communications”, tregohet se fruktoza bën që sistemi imunitar të pezmatohet. Ky proces prodhon molekula më reaktive, të cilat shoqërohen me inflamacion. Një inflamacioni i këtij lloji, mund të vazhdojë të dëmtojë qelizat dhe indet, dhe të bëjë që organet dhe sistemet e trupit të mos funksionojnë siç duhet, gjë që mund të çojnë në sëmundje.

Studimi sjell gjithashtu një kuptim më të madh mbi atë se si fruktoza mund të lidhet me diabetin dhe mbipeshën, pasi një inflamacioni i nivelit të ulët lidhet shpesh me mbipeshën.Gjithashtu,ai bazohet në rritjen e provave në dispozicion të hartuesve të politikave të shëndetit publik mbi efektet dëmtuese të konsumimit të niveleve të larta të fruktozës.

Dr.Nik Xhons i Shkollës Mjekësore të Universitetit të Suonsit tha:“Kërkimet mbi përbërës të ndryshëm të dietës sonë, mund të na ndihmojë të kuptojmë se çfarë mund të kontribuojë tek inflamacioni dhe sëmundjet, dhe atë se çfarë mund të bëhet më mirë për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve”.

Dr.Ema Vinsent e Shkollës Mjekësore të Bristolit, theksoi se studimi është shumë i rëndësishëm, pasi na çon një hap më tej drejt të kuptuarit se pse disa dieta, mund të na e përkeqësojnë dhe jo përmirësojnë shëndetin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat