Nuk bini në peshë? Sekreti, tek vakti i mëngjesit

Dieta

Nuk bini në peshë? Sekreti, tek vakti i mëngjesit

Më: 5 mars 2021 Në ora: 07:07
Ilustrim

Mëngjesi është vakti që e zgjon metabolizmin tonë nga gjumi, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm të hani gjërat e duhura në sasinë e duhur në mëngjes. Por nga mungesa e kohës, ngaqë shpesh zgjohemi të nervozuar ose sepse mund të jemi nga ata që “nuk preferojnë të hanë kaq herët”, ja cilat janë gabimet që bëni në mëngjes, të cilat nuk e ndihmojnë aspak metabolizmin tuaj:

1. Nuk e hani mëngjesin për të kursyer kalori

Të mos hash mëngjes mund të duket si një mënyrë e mirë për të shkurtuar kaloritë nga dieta juaj, por në fakt kjo është një grackë që na bën të shtojmë akoma më shumë në peshë. Studiuesit e Kolegjit Imperial të Londrës zbuluan se njerëzit që anashkalonin vaktet e paradites janë më të prirur të hanë më shumë në vaktet e tjera. Kjo do të thotë se, nëse nuk ke ngrënë mëngjes, sapo të shohësh një ushqim hiperkalorik truri dhe trupi nisin të punojnë në gjendje urie dhe ësshtë thuajse e pamundur të rezistosh pa e ngrënë, madje në sasi shumë më të mëdha se normalisht.

Përpiquni të hani diçka, sado të vogël çdo mëngjes dhe nëse vërtet nuk keni kohë, sigurohuni të merrni një frut (banane, psh)

2. Hani ushqime që përmbajnë shumë karbohidrate

Mund t’ju duket se një briosh ose një petull e ëmbël ju jep energji në mëngjes, si edhe ua ëmbëlson kafenë, por këto ushqime mbajnë më tepër sheqer sesa duhet të hamë gjatë gjithë ditës. Sipas mjekëve, një femër duhet të konsumojë e shumta 24 gramë sheqer në ditë (6 lugë çaji), ndërsa një ëmbëlsirë mëngjesi përmban 44 gramë.

Megjithatë nuk keni përse e evitoni tërësisht sheqerin në mëngjes. Një copë çokollatë e zezë është shumë e këshillueshme në mëngjes!

3. Ushqeheni shëndetshëm, por i lini pa ngrënë disa ushqime

Mund të hani vezën e të pini qumështin, por nuk kujdeseni të merrni sasinë e duhur të vitaminave që vijnë nga frutat e perimet. Këshillohet të konsumojmë 2 kokrra prej frutave të stinës, dhe 3 prej perimeve. Për shembull, në verë mund të konsumoni pjeshkë, ndërsa në vjeshte hurmë, mollë apo shegë. E njejta gjë edhe për perimet.

Frutat e perimet mund t’i përzieni bashkë edhe në një vakt të shëndetshëm smoothie, sipas shijeve që preferoni.

4. Hani një mëngjes më të lehtë se vaktet e tjera

Për shkak të kohës, shpesh detyrohemi të hamë diçka të vogël përpara se të dalim me vrap, dhe të shtojmë sasinë në vaktet e tjera.

Por shprehja “Mëngjesin haje si mbret, drekën si princ, dhe darkën si një i varfër”, është shumë e vërtetë kur vjen fjala për të ruajtur linjat trupore, por edhe shëndetit në organizëm. Edhe nëse në tërësi të ditës hani të njejtën sasi kalorish, kur ato janë më të mëdha në vaktet e pasdites, prireni për të shtuar më shumë në peshë.

Darka nuk duhet të përmbajë kurrë 2-fishin e kalorive të mëngjesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat