Ky është fruti që ju largon dhjamin e barkut nëse e konsumoni vetëm një në ditë

Dieta

Ky është fruti që ju largon dhjamin e barkut nëse e konsumoni vetëm një në ditë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 14:38
Avokado

Një avokado në ditë mund të ndihmojë në rishpërndarjen e yndyrës në bark tek gratë, sipas hulumtimit të ri nga Universiteti i Illinois.

Studimi përfshiu 105 të rritur mbipeshë ose obezë që hëngrën një vakt avokado në ditë për dymbëdhjetë javë. Gratë që konsumuan avokado si pjesë e vaktit të tyre kryesor ditor treguan një reduktim të yndyrës së barkut, pra yndyrës së rrezikshme që rrethon organet e barkut.

Gjetjet u botuan në Journal of Nutrition nën mbikëqyrjen e Naiman Khan, një profesor i shëndetit në Universitetin e Illinois.

Qëllimi i hulumtimit ishte të kuptonte rolin e avokados jo në humbjen e peshës, por në ruajtjen dhe shpërndarjen e indit dhjamor. Kujtohet që dhjami nënlëkuror grumbullohet në bark dhe shoqërohet me një rrezik më të lartë të diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Pjesëmarrësit e studimit u ndanë në dy grupe dhe ndryshimi kryesor në dietën e tyre ishte se një grup konsumonte një avokado të freskët çdo ditë.

Në fillim dhe në fund të dymbëdhjetë javëve, studiuesit matën yndyrën e barkut të pjesëmarrësve dhe tolerancën e tyre ndaj glukozës, një shënues i diabetit.

Studiuesit duan të kryejnë kërkime të reja për të eksploruar më tej përfitimet e konsumit të avokados në shpërndarjen e yndyrës në trup, por gjithashtu për të shpjeguar dallimet midis gjinive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat