Në vend se të festojnë "Bozhiqin" serbët kryenin masakra ndaj shqiptarëve!!!! - Bota Sot
Në vend se të festojnë "Bozhiqin" serbët kryenin masakra ndaj shqiptarëve!!!!

Dokumentare

Në vend se të festojnë "Bozhiqin" serbët kryenin masakra ndaj shqiptarëve!!!!

Nga: Aziz Zuka Më: 7 janar 2019 Në ora: 15:04
Foto ilustruese

Më 7 janar të vitit 1945 atëherë kur lufta e Dytë botërore kishte përfunduar  e qytetarët shpresnin se fituan lirinë ,në Pozharan të Vitisë në xhami të fshatit ndodhi masakra më e tmerrëshme në Kosovën e atyre viteve ndaj shqiptarëve. Ditën kritike u tubuan  rreth 400 shqiptarë pozharanas të moshave të ndryshme të cilët së pari u dërman me dajak dhe mjete të toptuara e nga plagët e marra në këtë rrahje aty për aty gjetën vdekjën 4 pozharanas, kurse ndër më të zgjedhurit  e tyre të cilët mbetën gjallë u dërguan në Burgun famkeq të Gjilanit .Ndërsa prej tyre 17 pozharanas nuk u kthyen kurr nga aty të gjallë dhe atyre nuk u dihën as varret

 

Pozharan, 7 janar-  Në rajonet e ndryshme të Kosovës, në etapa të ndryshme historike sërbet kryen dhe realizuan një varg masaksrash ndër vite si në të kaluarën,  ashtu edhe në luftën e fundit në Kosovë. Mbahën mend dhe evokohën edhe sot me dhembje nga më të moqmit që përjetuan maskarat e sidomos ate  fundvitit 1944 / 27 dhjetor/ dhe  të fillimvitit  1945 në Pozharan të Vitisë. Ndër masakrat e tilla me të cilat sërbet nuk ngopeshin me gjakun e shqiptarëve me synim për të shporrur dhe çrrënjosur tërë qenjën shqiptare e ajo ndodhi në Pozharan të Vitisë më 7 janar të vitit 1945 në ditën e Bozhqt serbë. Ajo çka ndodhi ishte një dramë rrënëqethëse me personazhe shumë të ndryshme dhe një ngjarje që ka tronditur tërë pullatën shqiptare të pafajëshme të Anamoravës dhe KARADAKUT.

Plojën e egër mbi shqiptarët e inicuan dhe e kryen serbët fqinj

Ata që nuk ngopeshin me brutalitet ndaj fqinjëve të tyre ishin pikërisht sërbët e Pozharanit të cilët edhe kishin inicuar dhe organizuar dhe kryer ndaj bahskvendasëve shqiptarë dhe kjo plojë e tyre kishte nisë  me 27 dhjetor 1944 dhe zgjati deri më 7 janar 1945 pra plotë 11 ditë me që rast e arriti kulminacionin e vet pikërisht në ditën e Kërshendellave/ Bozhiqit/  orthodoksenë Xhaminë e fshatit Pozharan.

Ditën kritike u tubuan  rreth 400 shqiptarë pozharanas të moshave të ndryshme të cilët së pari u dërman me dajak dhe mjete të toptuara e nga plagët e marra në këtë rrahje aty për aty gjetën

vdekjën 4 pozharanas, kurse ndër më të zgjedhurit  e tyre të cilët mbetën gjallë u dërguan në Burgun famkeq të Gjilanit .Ndërsa prej tyre 17 pozharanas nuk u kthyen kurr nga aty të gjallë dhe atyre nuk u dihën as varret.

Edhe para kësaj ngjarje tronditëse ndodhën katrahura mbi shqiptarët e kësaj ane  në Karadakut , por për nga mynyra se si është realizuar kjo masakër në Xhaminë e Pozharanit që ndodhi më 7 janar 1945  dallon për brutalitet të paparaë. Sepse duhet të theksohet se këtë plojë e inicuan dhe e kryen sërbet kolonist kundër fqinjëve të tyre shqiptarë .Në këtë plojë të cilëve u ndihmuan edhe pjestarët e Brigadës së XVII partizane- maqedonase e cila në histori njifet si brigadë famëkeqe që bëri zullume të mëdha ndaj pupllatës shqiptare.

Ky masakër ndodhi pas mbarimit të luftës/pra në kohën e paqës / duke përdor mjete të ftohta dhe të topituar në tërë atë kërdi që ishte kurdisur dhe kryer në  objekt sakral .Masakra e Pozharanit pati jehonë të madhe dhe la vrragë të thella e trishtuese jo vetëm për banorët e Pozharanit të komunës së Vitisë por edhe në tërë Anamoravën.

Image
Shaban Haliti  njeri nga viktimat e masakres ne Xhami te Pozharanit

Sot kur këtë e rikujtojnë  pas 74 vjetësh kur ka ndodhë , një numër i pakët i atyre që kanë mbijetuar këtë masakër dhe që ende janë gjallë,thonë se me gjakftohtësi i tubuan shqiptarët së pari në borrin e komunës së atëhershme të Pozharanit rreth 200 veta të cilët i mbanin të lidhur me litarë dorë për dore nga katër veta, ishte një dhembje e papërshkrueshme për ata të cilët ishin në duart e sërbve të egersiar sepse viktimat ishin prej 17 deri në 70 vjet dhe u dërguan në xhami të fshatit ku filluan torturat ndaj tyre dhe rrahjet shtazarake  nga serbet,duke shfryer epshet e tyre shoveniste duke sjell zi dhe tmerr për banorët e këtushëm.

Në zbatimin e ktyre torturave shtazarake dallojeshin: Vukashin Kovaqeviq,Lluka Vladushiq, Cedomir Andrijasheviq, Milan Jariq etj.Rënkimi nga të rrahurat, britmat e të maltretuarve nga xhamia dëgjoheshin shumë larg.Për këtë ngjarje rrëfejnë në mynyrë episodike edhe  Idriz Zuka, Sejdullah Alidema dhe Qahil Zuka/tani i ndjerë/,që atëbotë ishin të moshës jomadhore. Ata  rrëfejnë për trishtimet e asaj dite makabre "Ne qanim në pamundësi që të bëjmë diç në ndihmë të afërmëve tanë që torturoheshin dhe mbyteshin  nga serbet.Ato ditë të para të Janarit sipas  rrëfimit të të ndjerit Rashit Zukes /79 vjeqar/ sikur edhe  "zoti ua kishte kthyer shpinën shqiptarve",sepse atë kohë dimri ishte shumë i ashpër me acar e trashesia e borës kishte arritë afer një meter"

24 pozharaanas  u mbytën në burgun famkeq të Gjilanit pasi i rrahen dhe u abuazuan nga serbet!

Nga dajaku dhe torturat ndër të parët në xhami është mbytur Shaban /Haliti-Alidema /ish kryetar i komunës së Pozharanit dhe bashkpunëtor i afërt i Hysen Tërpezës/,pasatj Misin Xheladin Alidema, Ajet Fejzë Tërzqi dhe  Ahmet / Mustafë/ Zuka, të cilët  varrët i kanë  në  varret në oborrin e Xhamisë në Pozharan.Ndërsa 24 pozharaanas të tjerë nga grupi që ishte dërguar në Burgun e Gjilanit të përzgjedhur nga sërbet e ku përjetuan shfrenimin e eger të sërbëve ndaj tyre. Pra për të gjithë këta dhe të tjerët dhe vdiqën më vonë u likuiduan dhe u mbytën në xhami dhe në burgun e Gjilanit .Ndërkohë që 14 pozharanas që kurr nuk kthyen nga ky burg  e as që dihet se ku janë varrosuar pas mbytjës dhe pjekjës për së gjalli në furra!!!.. Nërkohë që njëri nga ata që pikishte përjetue këtë tmerr I ndjeri Selim Pira, e që vdiq në korrik të vitit 2008 në moshën 85 vjeqar/e i cili sa ishte gjallë i rrëfeu autorit të këtij shkrimi  disa nga sekuencat e asaj ngjarjeje makabre,  rrëfente këtë ngjarje./ Citojmë disa nga fjalët e tij " Ishim të mbyllur në xhami dhe ishim maltretuar nga sërbet por nuk mundë të kujtohej se kush e shpëtoi ate nga me e keqja pra vdekja.  "Jam shumë i lumtuar që këto ditë të pleqërisë së thellë po i shijoj në liri por kamë dëshirë që pull shqiptarë në Kosovë të jetë unik dhe të punojë bashkarishtë për shtetin e Pavarur të Kosovës, ngase kjo që na ndodhi neve brezit tonë duhet të jetë deomos mësim për brezat e ardhshëm se çka mund të ndodhë shqiptarëve në çdo moment nga serbet" thoshte I ndjeri Selim Pira.E njejtë si xha Selimi rrefentin edhe  tashmë të ndjerët Rashit S.Zuka dhe Qahil Zuka.

 Ndryshe në fund duhet theksuar se që të gjithëve që u ekzekutuan dhe  disave që mbetën gjallë nga kjo masakër pusheti i atëhershëm jugosllav-koomunist-cetnik  i shpalli si  "armiq" të popullit duke ua konfiskuar edhe pasurinë e palujtëshme dhe duke u mohuar shumë të drejta njerzore si ate të shkollimit, punësimt .

Ndërkohë që në bazë të dokumentacioneve valid me të cilat disponojnë edhe sot familjarët më së keqi e pësoi familja e Shaban Halitit-Alidemës, ish kryetar i atëhershëm i komunës së Pozharanit i cili edhe ishte viktima e parë e kësaj masakre makabre të kryer nga serbët .Atij iu konfiskua e tërë pasuria e patundëshme mbi 10 hektarë, kurse familjës iu mohua çdo e drejtë njerzore si në shkollim, në punësim etj. Një "fat" të tillë e përjetoi edhe familja e Januz, Behxhet dhe Izet Alidemës,ndryshe babai ,dhe dy axhallarët e patriotit dhe atdhetarit mr.Halil Alidemës.

Emrat e pozharanasve që që u ekzekutun në vende të ndryshme

Osman Alidema,Shefki Alidema,Ali Alidema,Tefik Alidema,Osman Alidema,Adem Alidema ,Latif Pira, Abaz Ramiqi, Ali Tafë Ramiqi,Rifat Tërziqi,.Bajram Tërziqi,Sylë Syla, Rexhep Ostërgëllava / Rexhë Gërba/Tahir Dragobuzhda, Isak Zuka,Rexhep Qerkezi,Behxhet Alidema,Jonuz Alidema. Shaban Haliti,  Ahmet / Mustafë/ Zuka, Misin  Alidema,  she Ajet Fejzë Tërzqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...