Vrau dy gra në aksident në Durrës, zbardhet dëshmia e shoferit

Durrësi

Vrau dy gra në aksident në Durrës, zbardhet dëshmia e shoferit

Më: 15 janar 2019 Në ora: 15:13
Ilustrim

Tre ditë më parë një aksident tragjik ndodhi në Durrës, ku një mjet tip “BMW” përplasi për vdekje dy gra që po kalonin rrugën .

Gjykata e Durrësit mësohet se ka lënë në arrest në burg shoferin e makinës, Daniel Brahollari.

Ndërsa ky i funidt ka deklaruar se dy viktimat i kishin prerë rrugën dhe nuk kishte mundur të ndalonte.

“Nuk kishte drita, sinjalistikë. Isha me 40 km dhe isha mbrapa një mjeti tjetër. Ishte një mjet përpara dhe ky mjet në një moment është hapur nga e djathta, ndërsa dy personat kanë kaluar me shpejtësi. Mendova se mjeti më hapi krahun për të parakaluar. kur papritur dolën dy gratë dhe skisha kohë që të frenoja.” është shprehur 22 vjeçari.

Kujtojmë se Brahollari sipas policisë nuk është larguar nga vendi i ngjarjes dhe menjëherë pas aksidentit ai ka njoftuar policinë për të ardhur në vendngjarje.

Një ditë pas aksidentit që u mori jetën dy grave, banorët e zonës dolën në protestë për kushtet skandaloze të sinjalistikës në zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat