Goditën me tytë pistolete punonjësin e portit, në pranga dy persona

Durrësi

Goditën me tytë pistolete punonjësin e portit, në pranga dy persona

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 15:32
Foto

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi në bashkëpunim me një person tjetër kanë goditur me sende të forta në kokë punonjësin e shërbimit të Autoritetit Portual. Ndalimi i shtetasve me iniciale R.D.,38 vjeç, dhe H.B., 40 vjeç, u bë në hyrje të portit. 

Dyshohet se i dëmtuari është goditur me tytë pistolete.

I dëmtuari është është në spital ku po merr dhe ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që policia po punon  për identifikimin e autorit të tretë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Goditja për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat